E thjeshtë dhe pa ‘salltanete’/ Veshja në publik, arma e fortë e Monika Kryemadhit

206

Qëkur Monika Kryemadhi ka marrë drejtimin e LSI është vënë në “shënjestër” të portaleve për look-un e saj dhe veshjen e kuruar.

 

Madje shumë, duke dashur ta sulmojnë pikërisht për faktin që drejton një parti që sot është partia e dytë më e madhe opozitare në vend, janë kapur pikërisht pas këtyre elementëve për ta goditur politikisht.

 

Por pavarësisht të gjithave dhe faktit që i duhet të jetë prezente për pozicionin që mban, nuk duhet harruar fakti që Monika vazhdon të mbetet një figurë popullore.

Të gjithë e dinë se ajo e ka nisur politikën qysh adoleshente kur me energjinë që e karakterizonte arrinte të bënte për vete mijëra të rinj nëpër takime e mitingje. Dhe nëse ka një gjë e cila s’mund t’i mohohet Monikës është pikërisht thjeshtësia.

Ajo është e vetmja politikane femër e cila gjatë ditëve të nxehta të fushatave elektorale flokët i mblidhte kuturru majë kokës dhe ndonëse gjithë ditën e kalonte duke takuar njerëz shtëpi më shtëpi, në darkë nuk e kishte aspak problem që ashtu siç ishte, pa pikë grimi në fytyrë të dilte në media e të fliste përballë kujdo.

Së fundmi, në rrjet po komentohet kjo këmishë e kryetares së LSI duke fryrë edhe çmimin.

Disa shkruajnë se këmisha ka kushtuar 400 dollarë por në fakt kjo këmishë kushton vetëm 150 dollarë dhe sot cilado grua e ka një të tillë në garderobën e saj.

S’duhet harruar se në fund të fundit Monika është kryetare e një partie të madhe dhe çdo ditë është në takime zyrtare me vendas e të huaj ndaj është mjaft etike që të ketë një pamje sa më përfaqësuese.

Por kjo nuk e zhbën aspak thjeshtësinë e saj, të cilën e ka pjesë të karakterit të patjetërsueshëm. Ajo shfaqet e kuruar por asnjëherë e ekzagjëruar dhe me “salltanete” të tepruara, siç i shohim shpesh sot gratë në politikë.(GSh)