E pazakontë, kësaj ministrje Rama ia bëri postin surprizë

669
Qeveria e dytë e Ramës tashmë ka nisur nga puna mirëpo vlen për t’u theksuar se disa nga emrat e qeverisë të propozuara nga kryeministri ishin surprizë për publikun.
Ndër to edhe posti i ministres së Drejtësisë, i cili iu besua Etilda Gjonit, që deri atëherë kishte mbajtur postin e zëvendëses.
Në një intervistë dhënë për mediat ajo shprehet se propozimin e Ramës për të qenë ministre e ka mësuar nga televizioni.
‘’Në fakt unë gjatë katër muajve kam qenë zëvendësministre dhe propozimin e kam marrë ashtu si shumica e qytetarëve nga televizioni. Dhe për mua kjo ka qenë një surprizë pavarësisht se kam qenë në postin e zëvendësministres”, u shpreh Gjoni.
Sigal