E ndalon polici, deputetja e PD-së, Deda: Shko mblidh hashashin…

515
Deputetja e PD-së, Albina Deda ka postuar një video në “Facebook” ku tregon momentet e ndalimit të saj nga ana e Policisë Rrugore në Lezhë.
Në video dëgjohet biseda me efektivin e Policisë Rrugore, që po i kalon në telefon shefin. Ajo ishte e shoqëruar me bashkëshortin e saj dhe fëmijën në automjet. Videoja nuk e shfaq të gjithë bisedën, por dëgjohet momenti kur deputetja i kthehet policit rrugor: “Shko thuaj në Rranë të Hedhun e mblidh hashashin, kaq thuaj”. Ndërkohë, më herët ajo dhe bashkëshorti i kanë thënë policit se ndalimi i tyre ishte një turp. Nga ana tjetër, deputetja e PD-së pretendon se është ndaluar për 30 minuta, pasi po lëvizte pas një eskorte. Ajo madje sulmon policin rrugor duke thënë se kishte marrë urdhra nga lart për ta ndaluar.
Sigal