E moshuara e pranon: Më dhanë 2 mijë lekë për të votuar Muharrem Ramën

502
Sigal

Incidentet gjatë zgjedhjeve

Rahim Etemi, vëzhgues nga radhët
e PD-së në qendrën 11/00 në Maqellarë akuzon kryetaren e këshillit bashkiak të
Dibrës, Lule Dani, se ka ushtruar presion, duke detyruar një të moshuar të
votojë për kandidatin e Partisë Socialiste. Teksa gazetari i “Neës24” në Dibër,
Enver Doçi, ka tentuar të marrë një deklaratë të palës tjetër lidhur me këto
akuza të ngritura nga PD, ai është shtyrë dhe i është kërkuar të largohet nga
komisionerë dhe militantë të PS. Por pavarësisht presioneve për të mos xhiruar
me kamera, gazetari Enver Doçi ka arritur të marrë edhe reagimin e kryetares së
këshillit bashkiak Lule Dani, e cila pranon se ka shoqëruar të moshuarën drejt
kutisë së votimit, por këtë sipas saj e ka bërë për ta ndihmuar pasi e moshuara
nuk dinte të votonte. Gazetari i “Neës24” ka insistuar edhe më tej duke marrë
prononcimin e vetë të moshuarës Zelie Gjoni, e cila deklaron se është paguar në
shumën 20 mijë lekë të vjetra për të votuar për kandidatin e majtë.

Shtohen votuesit e majtë, që
fotografojnë votën

Dy votues të PS në qendrën e
votimit nr. 1136 u kapën sot duke fotografuar votën e tyre për kandidatin e
majtë për kryetar bashkie, bëjnë të ditur PD. Donika Goleci dhe Agim Hoxha u
kapën duke bërë fotografi të votës, gjë që është e ndaluar nga ligji zgjedhor.
Për të dy personat pritet të nisë hetimi penal lidhur me mundësinë e shitjes së
votës apo premtimit të saj në favor të përfitimeve të tjera. Një tjetër votues i
majtë u kap dje në Maqellarë duke fotografuar votën. Votat e fotografuara u
shpallën të pavlefshme.

 

Lishan i Epërm, banorët
sekuestrojnë një furgon që shpërndante miell

Banorët në fshatin Lishan i Epërm
kanë konstatuar një furgon që shpërndante miell në këmbim të votës. Banorët
kanë kryer arrest qytetar për shoferin e furgonit dhe kanë sekuestruar sasinë e
miellit.