E Majta përmbysi në favor të saj raportet dominimit në bashkitë më të mëdha të vendit

486
Koalicioni i Majtë ASHE në zgjedhjet e 21 qershorit 2015 fitoi thellë ndaj koalicionit të Djathtë APPD, jo vetëm ngaqë fitoi 45 bashki, nga 15 që fitoi e Djathta, por edhe nga përqindja e lartë që fitoi, në përqindje. Kështu, ASHE fitoi gjithsej 840.122 vota për kryetarë bashkie, ose 53,40 %, ndërsa APPD fitoi 671,313 vota, ose 42,67 %. Ndërsa mandatet për këshilltarë në këshillat bashkiakë, ASHE ka fituar maxhorancën në 59 këshilla bashkiakë, dhe ka humbur vetëm në 2 bashki këtë maxhorancë, ndërsa e thënë në raportet midis maxhorancave dhe opozitës në këshilla bashkiakë, ASHE ka fituar thellë thuajse në të gjitha këshillat bashkiakë këtë raport, aq sa, psh, në këshillin bashkiak të kryeqytetit, ASHE ka 42 këshilltarë, ndërsa APPD ka vetëm 19 këshilltarë. 
E Majta përmbys në favor të saj edhe raportet në bashkitë e mëdha
Duhet thënë se në bashkitë më të mëdha, si në Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Lushnjë, etj, e Majta jo vetëm rifitoi këto bashki, por në disa prej tyre, si në Elbasan, Korçë, por edhe në Tiranë, e Majta tashmë ka fituar 4 herë në këto bashki, ndërsa e Djathta ka fituar 3 herë. E majta vetëm në bashkinë e Shkodrës deri tani nuk ka fituar asnjë herë, që nga 1993. Ndërsa në bashkitë e tjera, sikurse në Gjirokastër, Vlorë, Durrës, Berat, e Majta e ka thelluar raportin e fitimit të bashkive, duke i kthyer në bastione të saj. E Djathta ruajti raportin e saj vetën në bashkinë e Kukësit, ku deri tani ka fituar 5 herë, kundrejt 2 herëve të së Majtës. Por ndodhën edhe fenomene të tjera. Kështu, në bashkinë e Dibrës, fitoi e Majta, kur ishte bastioni i së Djathtës, ndërsa e Djathta fitoi në bashkitë e Përmetit, Mirditës, Klosit, të cilat ishin deri tani bastione të së Majtës. 
Dako dhe Sejdini fitojnë mandatin e tretë rradhazi
Në 21 qershor 2015 u konfirmua edhe fitorja e 3 mandateve rradhazi të Vangjush Dakos dhe Qazim Sejdinit, në 2 nga bashkitë më të mëdha të vendit, siç janë bashkitë e Durrësit dhe Elbasanit. Madje, edhe pse fituan për të tretën herë rradhazi, edhe Dako, edhe Sejdini fituan bindëshm me diferencë të madhe votash nga konkurentët e tyre. 
LSI forca politike që doli fituese e zgjedhjeve të 21 qershorit
LSI është forca politike që doli fituese në këtio zgjedhje për dy arësye. E para fitoi 9 bashki për kryebashkiakë. Së dyti, është e vetmja parti që e rriti gati dyfish edhe numrin e votave në shkallë vendi, por edhe përqindjen e saj, kur, ndërkohë, PS dhe PD kanë humbur ndjeshëm, jo vetëm votat, por edhe përqindje në elektoratin e tyre. Kështu, LSI ka fituar 259.302 vota ose 16,61 %. Kurse PS 402.036 vota, ose 25,73 % dhe PD 2317,471 vota, ose 20,32 %. 
Sigal