E Majta 48%, e Djathta 43.5%

523
Sigal

Brenda dy javësh ndryshime të vogla në rezultatet e sondazhit: PS. Rritet dy për qind, PD 1 për qind, LSI tre për qind. Bie FRD dhe AK

 Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, PS fiton të drejtën të paraqitet te Presidenti i Republikës, për të negociuar me forcat e tjera, për formimin e kabinetit të ardhshëm qeveritar. Kjo ndodh se, sipas këtij sondazhi, koalicioni i Ramës ka një diferencë prej 4.5 për qind të votave, ndaj koalicionit të Berishës. Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin tani, sipas sondazhit të dytë të IPR Marketing, koalicioni i Majtë do të fitonte 48% të votave dhe koalicioni i Djathtë do të merrte 43,5%. Në këtë mënyrë diferenca e fituesve të majtë do të ishte në masën prej 4,5 për qind ndaj të djathtëve, në një sondazh, ku marzhi i gabimit është deklaruar në masën prej 2.5 për qind. Ky është rezultati përfundimtar i publikuar në ORA NEWS, ku sipas organizatorëve u intervistuan 1002 persona në rang kombëtar të ndarë në mënyrë proporcionale në qarqe sipas popullsisë përkatëse dhe në të njëjtën mënyrë edhe 1000 persona vetëm në qarkun e Tiranës. Prej këtyre janë pyetur 565 persona në zonat urbane dhe 437 persona në zonat rurale. Në këtë sondazh, u evidentua mbështetja e pakët për FRD-në e Topit dhe Aleancën Kuqezi, të Spahiut. Nëse në sondazhin e parë këto dy parti llogariteshin me shifrën prej 4.8 për qind, tani FRD kap shifrën prej 3,5% dhe  AK  merr 4% të numrit të përgjithshëm të votave.  Nga ana e vet, PS ka një rritje të numrit të votuesve në masën prej 2 për qind më shumë në krahasim me sondazhin që u zhvillua para dy javësh, ndërsa LSI ka një rritje prej 1 për qind, më shumë, në raport me sondazhin e parë.

Rezultati në rang kombëtar

Aleanca për Shqipërinë Europiane

PS 38%. .

LSI 6,5%.

 PSD 1%.

PBDNJ 0,5 %.

 G99 0,5%.

 PDS 0,5%.

 TJETER 0,1%.

 

Aleanca për Punësim

 PD 38%.

PR 1%.

PDIU 1%.

 PDK 0,5%.

PAA 0,5%.

 LZHK 0,5%.

 PARTI TJETER 2%.

 FRD 3,5%.

 AK 4%.

TJETER 1%.

Pyetja e parë: Vota për programin

Të pyetur se çfarë do të mendonin mbi të gjitha për të vendosur se si do të votojnë në zgjedhje dhe për çfarë do të ndikohet më shumë në prioritetin e votimit, të intervistuarit më të shumtë, në masë 39/4% janë përqendruar tek programi ndërsa 20.3 % janë përqendruar te preferenca për partinë. Ndërkohë që, 11.2 % do të votojnë për kandidatët e listave dhe 9.5 % për liderin e koalicionit. Në këtë sondazh përgjigjet kanë rezultuar në këtë mënyrë:
39,4% Programin
20,3% Partinë
11,2% Për kandidatët në listat e partive
9,5% Për liderin e koalicionit
5,3% Për koalicionin
14,3% Nuk e di

Pyetja e dytë për zgjidhjen e problemeve

Një pyetje e rëndësishme në sondazh, ishte ajo se cilat janë çështjet që një parti duhet të zgjidhë, në mënyrë që të marrë votën e qytetarëve. Dhe shumica dërrmuese e të pyeturve, janë përgjigjur për papunësinë dhe 52 % për krizën ekonomike. Ndërsa pjesa tjetër është ndarë për problemin e ligjshmërisë dhe integrimit në BE. Ja cilat ishin përgjigjet e të intervistuarve për këtë pyetje:
Papunësia 74,6%
Kriza ekonomike 52,4%
Ligjshmëria dhe lufta kundër korrupsionit 36,9%
Integrimi në Bashkimin Europian 30,4%
Siguria dhe lufta kundër kriminalitetit 28,7%
Çështjet e të drejtave të grave 18,9%
Politikat rinore 15,6%
Politikat sociale 3,8%
Tjetër 1,8%
Nuk e di 1,5%

Pyetja e tretë: Fushata

Të pyetur nëse janë duke e ndjekur fushatën për zgjedhjet parlamentare të Qershorit një shumicë të intervistuarish në masën prej 45 %, janë shprehur se fushatën po e ndjekin, por pa interes, ndërsa 36.2 % po e ndjekin atë me shumë interes. Ja përgjigjet e plota për këtë pyetje.

36,2% Po e ndjekin me shumë interes.

45,9% Po e ndjekin, por me pak interes

17,9% Nuk po e ndjekin fare.

Pyetja e katërt: Drejtimi i fushatës

Pyetja e katërt kishte të bënte me diferencimin e liderit më të mirë në këtë fushatë deri tani. Pra, pyetja ishte: kush po e drejton fushatën elektorale në mënyrë më bindëse dhe efikase. Për këtë pyetje Rama ka një diferencë pozitive prej 11.3 % nga lideri demokrat.  Kështu kjo pyetje ka marrë përgjigjet e mëposhtme:

36,3% Edi Rama dhe PS
25% Sali Berisha dhe PD
38,7% Nuk e di

Pyetja e pestë, Ulja e moshës

Ndërsa në lidhje me uljen e moshës për pjesëmarrje në votim, duket se kundërshtimi ka kapur shumicën dërrmuese në masën prej 79.6%. Në këtë rast duket se, propozimi i Berishës për uljen e moshës së votuesve nga 18 në 16 vjeç nuk ka gjetur mbështetje në masën e popullatës.  Kështu, të pyetur se çfarë mendimi keni për uljen e moshës për të votuar deri në 16 vjeç, shqiptarët i janë përgjigjur:

79,6% Kundër

18,2% Pro

“Nuk e di”  2,3%

Pyetja e gjashtë, Gara e Tiranës

Në lidhje me Qarkun e Tiranës, sondazhi ka paraqitur një shkëputje të vogël të koalicionit të majtë nga ai i djathtë, në masën prej 4,5 për qind, e cila konvertohet me dy deputetë më shumë. E njëjta diferencë rezulton edhe për rezultatin e përgjithshëm në shkallë vendi. Por për Tiranën, nëse zgjedhjet do bëheshin sot, koalicioni i Majtë do të marrë 17 deputetë dhe i djathti, 15 deputetë. Por këtu diferenca bëhet nga numri prej tre deputetësh që sipas sondazhit parashikohet të marrë LSI, ndërkohë që, PDIU do të marrë vetëm 1 deputet, në Tiranë. Surpriza e Tiranës ka të bëjë edhe me faktin se sipas sondazhit, Fryma e Re Demokratike dhe Aleanca Kuqezi nuk do të përfitojnë asnjë deputet. Dhe nëse kjo rezulton e vërtetë, atëherë këto dy parti do të ndeshen në vështirësi për të siguruar ndonjë deputet në qarqet e tjera, ku lufta është edhe më e vështirë dhe ku votuesit e dy forcave kryesore janë thuajse të kompjuterizuar, apo të pandryshueshëm. Por në lidhje me garën e Tiranës, sondazhi nxori në barazim të plotë PD-në me PS-në, me nga 38 % që konvertohet me nga 14 deputetë për secilën prej tyre. Kështu, për Qarkun e Tiranës pyetjes se kush i fiton zgjedhjet, nga ana e të intervistuarve iu dha kjo përgjigje:

Koalicioni i majtë 49,5%

Koalicioni i djathtë 45 %

PS 38%.

PD 38%.

LSI 8%.

FRD 2%.

AK 2,5%

Pyetja e  Shtatë për mandatet

Mandatet në Tiranë ndahen:

14 PS.

14 PD.

3 LSI.

 1 PDIU.

Me koalicione.

Koalicioni i Majtë 17 mandate

Koalicioni i Djathtë 15 mandate

Qarku Tiranë

PS-ja

Pandeli Sotir Majko

Saimir Bashkim Tahiri

Vasilika Llambi Hysi

Ditmir Sulejman Bushati

Fatmir Sezai Xhafaj

Lindita Llesh Nikolla

Besnik Mitat Baraj

Xhemal Myslim Qefalia

Sadri Ismail Abazi

Parid Nezmi Cara

Spartak Ibrahim Braho

Artan Ilia Gaçi

Pjerin Zef Ndreu

Rakip Bajram Suli

 

LSI

1. Ilir     Rexhep     Metaj

2. Klajda     Thoedhoraq     Gjosha

3. Luan    Mersin      Rama

PD-ja

 1.Sali Berisha

2. Myqerem Tafaj

3. Majlinda Bregu

4. Halim Kosova

5. Florion Mima

6. Gerti Bogdani

7. Dashamir Shehi

8. Jorida Tabaku

9. Edi Paloka

10.  Keltis Kruja

11.  Kastriot Islami

12. Asllan Dogjani

13. Visar Zhiti

14.Arben Qirjako

PDIU-ja

Tahir Muhedini

 Sondazhi i Ora News para dy javësh

Në sondazhin e zhvilluar para dy javësh, me një grup të intervistuarish prej 1000 qytetarësh, PD rezultonte me 1 për qind më shumë se PS, si parti, ndërsa si koalicion, fitonte e majta me një përqindje të vogël dhe me një diferencë thuajse të përafërt me atë që quhet edhe marzhi i gabimit. Kështu për pyetjen se kush i fiton zgjedhjet në Shqipëri përgjigja ishte:

Aleanca për Shqipërinë Europiane

PS 36%…

LSI 5,5%….

PBDNJ 1%..

PSD 1%…

G99 0,5%….

PDS 0,5%….

 

Aleanca për Punësim

PD 37%….

PR 1,5%….

PDIU 1,5%…..

PAA 1%….

. LZHK 0,5%….

———————

FRD 4,8%….

AK 4,8%…..