E-maili i Ramës për ministrat, Bumçi-Bushatit: A do vrisni turkun, aleatin strategjik?

432
TIRANE – Prania e ministrit të Punëve të Jashme Ditmir Bushati në Komisionin e Jashtëm i ka kujtuar deputetit Aldo Bumçi, email-in që Rama u ka dërguar ministrave. Bumçi i ka bërë një pyetje kuriozë ministrit, pyetje e cila hapi debate mes të pranishmëve në mbledhje.
Bumci-Bushatit: A do ta vrisni turkun brenda vetes, siç ju tha Rama në e-mail, apo do hidheni nga anija? Cilën këshillë do ndërmerrni: do vrisni Turkun, aleatin strategjik, apo çfarë? Jeni takuar 3 herë me Erdoganin?
Arta Dade: Jeni një opozitë për të ardhur keq. Kapeni pas gjërave që nuk janë objekt i punës sonë.
Kastriot Islami: Mos ji arrogante zonja kryetare.
Arta Dade: Vetëm arroganca më mungon. Arrogantë jeni ju.
Ditmir Bushati: Nuk di si mund ta lidhësh këtë çështje me Kosovën
Sigal