E gjen emrin e të atit të vdekur në “listën e zezë” të Ramës, ja reagimi përlotës i Valbonës

104
Lista me 100 emra që Rama publikoi ditën e djeshme, si persona të akuzuar nga qytetarët për abuzime me detyrën, në fakt kishte në brendësi të saj dhe një person të vdekur, fakt që ka bërë jo pak përshtypje.
Gafa e stafit të Ramës, që ka futur në listë emrin e Resul Llogos, ish kryetar i këshillit bashkiak të Gjirokastrës ka tronditur familjarët e këtij të fundit. Përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social, vajza e të ndjerit (i vdekur që në vitin 2009) ka shkruar një mesazh të gjatë dhe prekës. Valbona Llogo shpreson që babai i saj t’i falë, sepse “ata nuk e dinë se çfarë bëjnë”.
Në postim, Valbona e cilëson si një akt sharlatanesk dhe idiot përfshirjen e emrit të babait të saj, një përgojim të turpshëm, një injorancë… por vajza e të ndjerit ka një shpresë se “gjithsecili është pëgjegjës për fjalën e tij dhe se risku i atyre të hidhura do të bjerë po mbi ta”.
Më poshtë postimi i Valbona Llogos:
Sot nuk di cfare te bej te qaj a te qesh:……. 
I shtrenjti im ti je forca me e madhe imja, je fillimi dhe fundi I kuptimit te jetes. Jam krenare qe jam bija jote ne cdo qelize te trupit tim. Jetove me nder sa ishe gjalle. Dite te lije nje emer te respektuar mes te gjalleve. Dite te beje miq, dite te punoje si ti askush tjeter. Prindi per femijen ne cdo rrethane te jetes eshte gjithmone me I miri, por ti e e tregove me punen dhe jeten tende qe ishe I paarritshem dhe fitove respektin e te gjithe atyre qe arriten te te njihnin.
Askush nuk pa tek ty sa ishe gjalle me as me te voglin dyshim ne jeten dhe emrin tend. Por sot pas 8 vitesh qe ti nuk je me mes nesh nuk e di ku e gjen te drejten qofte dhe me shaka apo tallje ky sharlatanizëm idiotesk qe arrin te pergojoje emrin tend. Dhe e gjithe kjo ne emer te se drejtes njerezore, duke e servirin si sukses pa e marre as me te voglin mundim per te vertetuar ato qe thuhen. 
Me vjen keq qe e gjithe kjo injorance sot me prishi diten dhe me helmoi shpirtin. Por gjithsecili nga ne eshte pergjegjes per fjalen e tij te embel apo te hidhur dhe risku I asaj qe thote eshte vetem I tij dhe I askujt tjeter. Me vjen keq dhe me fal I shtrenjti im qe sot atje ne qiell duhet te degjoje te tille absurditet. 
As kodin minimal te heshtjes injoranca nuk e njeh. “Per te vdekurin goja hesht”. FALI ATI IM SE NUK DINE SE C’BEJNE.