E fundit/ Rama takim urgjent me Ruçin dhe Veliajn, çfarë pritet të diskutojnë

643
Sigal

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një mbledhje me dyer të mbyllura me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi. Raportohet se të pranishën në takim janë edhe krebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, Vali Bizhga, Ëngjëll Agaçi dhe relatori i çështjes Ilir Beqja.

Mbledhja zhvillohet një ditë pas miratimit të dekretit të presidentit Meta për Teatrin, vetëm nga mazhoranca në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese. Kujtojmë që menjëherë pas miratimit, kryetari i këtij Komisioni Eduart Shalsi deklaroi për mediat se do të prezantojnë draftin e Ligjit të Teatrit në Kuvend, të enjten. Ndërkohë opozita doli kundër dekretimit, përfaqësuesit e saj e thanë hapur se amendimi  ishte i jashtëligjshëm sepse duhet të votohej pro ose kundër dekretit, dhe s’mund të amendohet.

Në draftin e propozuar nga mazhoranca nga pikat kryesore që pëson ndryshim në ligjin e ri për Teatrin Kombëtar, pas kthimit nga Presidenti dhe sugjerimeve nga Brukseli, është hapja e garës për të gjitha kompanitë.