Dylgjeri: Fillojeni mbarë – i nderuar Kryetar!

537
Sigal

Nga Ylli Dylgjeri

Fillojeni mbarë – i nderuar Kryetar!

Ndoqa përgjigjen që Kreu i Keshillit të lartë
te Prokurorise, Gent Ibrahimi, i bëri pyetjes së gazetares Beti Njuma:
Ju kanë cilesuar si jurist qe keni punuar me Sorosin edhe pse nuk eshte herezi, por edhe
per lidhje te ngushta me PS?
Jam krenar qe punoj me Sorosin – thatë Ju.
-Ajo e para është e vërtete, e dyta jo-mohuat Ju.
Dakort, them dhe Unë, por te dyja jane të verteta zoti Ibrahimi.
Pse e nisni qysh në fillim me gjysëm krenari
zoti Kryetar?
Krenaria e Juaj është me e hershme, qysh në ngjizje. Ju jeni djali i zotit Nesip Ibrahimi, ishfunksionar i lartë i PPSH-se. PS nuk e ka mohuar trashëgimninë me PS-ne. Biles, Ju e keni vazhduar krenarine deri ne lidhje krushqie. Zonja Mimi Kodheli është motra e gruas Tuaj.
Fillojeni mbarë i nderuar Kryetar i Keshillit te Lartë të Prokurorisë. Ky rreth deklarimi Juaj jane vetëm kushërinjtë e parë. Vettingu, për të tjerë hyn edhe më thellë, në fis e në farë.
Ndaj Jini krenar, optimist, dhe transparent për
të qëndruar gjatë në këtë detyrë.
Suksese ne karierë zoti Ibrahimi.