Dy variantet e ligjit për dosjet në kalendarin tre javor të kuvendit

412
Sigal

TIRANË – Konferenca e kryetarëve këtë të enjte pak para nisjes së seancës plenare ka vendosur të fus në kalendarin e punimeve tre javore të kuvendit, dy variantet e paraqitura për ligjin e dosjeve dhe lustracionin.
 
Varianti i ardhur nga deputetja Mesila Doda e Shpëtim Idrizi parashikon hapjen e dosjeve dhe lustracionin ndërsa drafti i ardhur nga qeveria parashikon vetëm hapjen e dosjeve, pasi Gjykata Kushtetuese sipas qeverisë ka rrëzuar lustracionin.
 
Poashtu pjesë e punimeve në komisione për tre javorin do të bëhen dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pasi ky i fundit duhet përshtatur me ligjin e ri për ndarjen territoriale me 61 njësi vendore.

Drafti i punuar nga deputetët e Kuvendit parashikon që Tirana të bëhet më 18 ZAZ ndërsa në total parashikohen të jenë 90 të tilla.