Dy ministra në përgjime në dosjet e Elbasanit

553
Gazetari Basir Çollaku deklaroi se në një nga dosjet e prokurorit Dritan Gina janë dy ministra të qeverisë “Rama”. “Ata janë në një siklet serioz dhe prokurori nuk e ka bërë ende vendimmarrjen për episodin ku shfaqen ministrat, duke dhënë dhe marrë porosi ndaj subjekteve që akuzohen për një vepër penale. Dosja është dhe ne gjykatë, por ‘nderet politike’ nuk janë publikuar”, u shpreh Çollaku. Ai e shpjegon këtë dosje si një ndër arsyet e ndryshimit të prokurorit të Elbasanit. “Ndoshta kjo nuk është arsyeja që ka sjellë vendimin e lëvizjes së Prokurorit, por dyshimet janë prezent, për sa kohë ministrat në një farë mënyre janë mbrojtur deri më tani”, u shpreh gazetari Basir Çollaku. Ai dha edhe disa detaje nga ky hetim. “Prokuroria e Elbasanit ka nisur një procedim për pastrim produktesh të veprës penale në gusht të vitit të shkuar për një kompani fituese në një tender të fort përfolur. Nuk dihet saktësisht se çfarë veprimesh hetimore janë kryer kush është vendimmarrja e prokurorisë së Elbasanit dhe si është shprehur Gjykata e Elbasanit. Në përgjime dalin dy ministrat që kërkojnë ndere parash për qëllime elektorale… Shkresat e përgjimeve tashmë të zbardhura janë në dosje. Ndoshta prokurori zëvendësues dhe Prokurorja e Përgjithshme do ta çojnë përpara hetimin edhe për dy ministrat”, shprehet Çollaku.
Sigal