Dy emrat që do të garojnë për drejtimin e PD-së Vlorë

448

Emrat
që janë vënë përballë për postin e kreut të degës së PD-së, Vlorë, tashmë janë
publikuar dhe janë gati për garën mes njeri-tjetrit. Dy emrat që synojnë postin
e kreut të PD janë konfirmuar Ata janë zotërinjtë Gramoz Nazëraj dhe Kreshnik
Bello, të përzgjedhur nga kryesia e PDSH. Siç dihet, në Degën e PD së Vlorës,
ka pasur shumë debate e akuza prej drejtuesve aktualë, adresuar edhe në kryesinë
qendrore të PDSH, prej nga është shpallur edhe procesi i zgjedhjeve të reja në
këtë degë të PD. Dy emrat janë përzgjedhur ndër 10 kandidaturat që i janë
dërguar Kryesisë së përgjithshme të PDSH, pas propozimeve dhe konsultimeve të
strukturave të PD Vlorë. Gramoz Nazëraj është një emër i njohur në PD-së të
Vlorës, duke qenë vazhdimisht i angazhuar në strukturat drejtuese të saj dhe
fushatat e ndryshme elektorale, ndërkohë që Kreshnik Bello është më tepër i
njohur në fushën akademike e më pak në angazhimet e PD Vlorë. Votimi për
zgjedhjen e kryetarit të ri do të zhvillohet ditën e shtunë, ku do të votojë e
gjithë anëtarësia. Me zgjedhjen e kryetarit, dega lokale e PD-së do t’i japë
fund procesit të saj të ristrukturimit, për të filluar të bërit opozitë në të
gjitha nivelet e saj të funksionimit.

Sigal