“Dy duar për një kokë”, Alibeaj: S’ka mbetur asgjë për shqiptarët

496
Sigal

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj deklaroi nga Kuvendi se reforma në drejtësi dhe vetingu në politikë ka rënë dhe ajo që ka mbetur për shqiptarët është thjesht mënyra e mbrojtjes “dy duar për një kokë”.

“Politika shqiptare është e korruptuar deh e lidhur me krimin,. Duke mbajtur barrën e provës, të reagojnë se justifikojmë pasurinë tonë.  Kemi shumë arsye dhe ka shumë arsye opinion shqiptar për ta patur këtë opinion. Shumë deputetë vite më parë kishin vjedhje, vrasje, përdhunime, por dekriminalizmi i largoi. Ulsi të ka dalë emri edhe ty. Këtë detyrim e ke. 2015, mbahet mend për Roshin e Bushin. Do të ishte shumë e bukur të bëhej Reforma në Drejtësi dhe vetingu, por kush do ta bëjë vetingun”, tha ai.

Gjithashtu ai u ndal edhe tek lidhjet e forta mes politikës dhe krimit në Shqipëri, të cilat sipas Alibeajt bashkëpunojnë përmes armëve dhe eurove.

“Bashkë me reformën në drejtësi ka marrë fund edhe SPAK-u  i famshëm. Kush sjell më shumë dëme  për publikun, një gjyqtar dhe  një prokuror apo qeveritarë që luajnë shuma të larta parash dhe i marrin miqtë e tyre. Studentët thanë se  kërkojnë vetingun e pedagogëve, ky kolera e ka pranuar.

Pse se pranon për veten e vet meqë nuk bie ndesh edhe me Komisionin e Venecias. Kjo pjesë e ka realizuar detyrimin e vet moral ndaj publikut shqiptar. Para dy vitesh llozhet këtu ishin plot dhe duartrokitje, sot është bosh. Kjo është shqetësuese. Krimi i organizuar nuk lexon Kodin Zgjedhor, por njeh vetëm armën dhe lekun. Sot është testi moral më i forti më i fortë moral në 30 vite. Jemi çliruar edhe ndaj ndërkombëtarëve.  Reforma nuk ekziston, Vettingu ka rënë, ska mbetur gjë  tjetër: Dy duar për një kokë për shqiptarët”, tha ai.