Dy deputetet e LSI-së, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi dorëzojnë amendamentet në Kuvend

621
Sigal

Prononcimi i deputetes Kejdi Mehmetaj

Së bashku me deputeten Kërpaçi depozituam në emër të LSI amendimet të cilat u thanë dhe sot në mëngjes nga Kryetarja Kryemadhi, lidhur me ato që ne shqyrtojmë dhe gjykojmë se janë zgjidhja konkrete e kërkesave të studentëve shqiptarë. Mbas 8 ditësh protesta, mbas 8 ditësh që studentët me gjithë shpirt dhe zemër  protestojnë për të drejtat e tyre që në radhë të parë ua jep Kushtetuta, kërkojnë për një arsim cilësor, më shumë buxhet, kushte më të mira, për infrastrukturë më të mirë, nga qeveria dhe kryeministria pati vetëm një arrogancë që vazhdon edhe sot, madje duke arritur në pikën e kërcënimit të protestuesve, të studentëve, duke i bërë atyre dhe procedime. Prandaj ne gjykuam që nuk ka më kohë të presim as për Kryeministrin as për qeverinë, ne morëm aktin konkret, sollëm zgjidhje konkrete në parlament që zgjidhin të teta kërkesat e studentëve. Janë dy ndërhyrje në ligjin për buxhetin e vitit 2019. Dhe një ndërhyrje ose disa amendime në ligjin për arsimin e lartë. Të 18 votat e LSI do të jenë bllok në Parlament, për të zgjidhur problemet e studentëve. Nga ana tjetër, e pamë dje që pështyma iu tha Kryeministrit, tentoi të bënte një show  tërësisht të pavlerë, me disa studentë që më shumë se partiak ishin njerëz të tij, të urdhëruar për të qenë aty. E pamë që pështyma iu tha kur përpara kryeministrisë kishte qindra studentë që protestonin dhe protestuan gjatë gjithë natës. Kishte përpara Ministrisë së Arsimit  gjithashtu qindra studentë që protestonin dhe studentët të shpërndarë gjithandej nëpër pika strategjike të Tiranës. Dhe duket që acarimi i tij, mungesa e dëshirës për të menduar për studentët, por edhe ngërçi i cili ka arritur në këto momente e bën vetëm që të gabojë nga momenti në moment. Por studentët shqiptarë nuk falin, pas 28 vitesh demokraci është koha që klasa politike t’u kthejë atyre atë që vërtetë meritojnë sepse ka ardhur momenti që të rinjtë shqiptarë të edukohen më në fund ashtu siç e meritojnë. Ne jemi të dyja deputete të reja, kemi dashur me shpirt që të ishim pjesë e asaj proteste, sepse si ta,si studente kemi kaluar të gjithë problemet e sistemit arsimor në Shqipëri, ndaj sot jemi këtu, me shpirt për të gjetur zgjidhjen e duhur për ta, për të plotësuar kërkesat e tyre por edhe për t’i bërë të qartë Kryeministrit që asnjë lojë me studentët, asnjë presion ndaj studentëve, asnjë tentativë e tij për të sheshuar këtë shpresë të re që po lind për Shqipërinë, nuk duhet të bëjë punë kundër tyre sepse ata nuk janë thjesht 140 mijë studentë, por janë të gjithë qytetarët dhe e gjithë popullsia shqiptare, janë prindërit e tyre, gjyshërit e tyre që sot, por edhe në vazhdim nuk do t`i lënë ata vetëm në kthetrat e Edi Ramës, por do të bashkohen dhe do të jenë në krahun e tyre.

Amendamenti sipas jush kur duhet të miratohet sepse është një procedurë parlamentare e cila do s’do zgjat në kohë?

Parlamenti shqiptar është mbledhur brenda natës pa bërë asnjë procedurë dhe ka miratuar me 140 vota ndryshimet kushtetuese në Parlament. Unë mendoj që në këto 5 vite që kam qenë në Parlament nuk kam parë asnjë më të rëndësishme se sa të përmirësojmë kushtet e studimit dhe të rrisim cilësinë e arsimit për të rinjtë shqiptarë. Mendoj që përballë kërkesave të shqiptarëve dhe të studentëve në radhë të parë nuk ka dhe nuk ka pse të ketë asnjë procedurë që të na pengojë. Nesër ka seancë plenare, kryeministri të ulet. Të mbledhë sot komisionet, të bëjë sot procedurat. Brenda një dite ka kaluar tenderin ose ligjin korruptiv fusha për Teatrin Kombëtar. Brenda një muaji bëri tenderin korruptiv të rrugës aty në Unazë të Re që sot është një falsifikim dhe një korrupsion i nivele alarmante. Tani përballë kërkesës legjitime të 140 mijë studentëve shqiptarë që kërkojnë arsim dhe kërkojnë dije, besoj që nuk ka procedurë që duhet të na ndalojë. Ne do të jemi këtu, do kërkojmë që procedura të jetë e përshpejtuar. Do të jemi për të kërkuar në Parlament ditën e nesërme miratimin me të gjitha votat e Parlamentit të këtyre ndryshimeve.

Pra, nesër do jeni në seancë parlamentare i gjithë Grupi Parlamentar i LSI-së?

Ne do jemi në momentin që do diskutohen këto ndryshime që ne kemi propozuar. Po e përsëris dhe njëherë për të gjithë studentët shqiptarë, ta dinë që hapi konkret u bë. Letrat e bakallit të Edi Ramës tani nuk vlejnë më asgjë. Asnjë letër për të gënjyer qytetarët dhe aq më tepër studentët shqiptarë. realiteti janë amendimet që mund të bëhen me ligj. Ato tashmë janë depozituar në Parlament. Kush ka vullnet, kush i do studentët shqiptarë, kush do një të ardhme të ndritur për Shqipërinë, të shkojë në Parlament dhe të votojë për këto ndryshime. Faleminderit