Dy binjakë 5-muajsh humbën jetën, Panariti: Foshnjat dhe fëmijët mund të jenë në rrezik! Nuk është shaka!

483
Sigal

Pak ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Berat, ku dy binjakë 5-muajsh humbën jetën në rrethana misterioze, vjen një reagim nga ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ ish minstiri i Bujqësisë ,Edmond Panariti, theksoi se me shumë mundësi qumështi formulë u ka marrë jetën 2 foshnjave, ndërsa i bën thirrje AKU-së që të bllokojë këtë produkt. Sipas tij foshnja dhe fëmijë të tjerë mund të jenë në rrezik, duke konsumuar këtë qumësht. “Drejtori i AKU-se, te dale ne konference për shtyp për te bere publike masat e bllokimit te produktit dhe te urdhërojë tërheqjen nga tregu te gjithë sasisë se qumështit për bebe nga firma qe e ka prodhuar.”, thuhet në reagimin e saj.

MESAZHI I PANARITIT

Foshnjat dhe fëmijët mund të jenë në rrezik! Duhet vepruar me shpejtësi!

AKU duhet të bllokojë urgjentisht të gjithë sasinë e qumështit pluhur ( formula për bebe) i cili me shumë mundësi u mori jetën dy foshnjeve në Berat.
Menjëherë dhe tani!
Drejtori i AKU-së, të dale në konferencë për shtyp për të bërë publike masat e bllokimit të produktit dhe të urdhërojë tërheqjen nga tregu te gjithë sasisë së qumështit për bebe nga firma që e ka prodhuar. Tu bëhet thirrje të gjitha familjeve që mund te kenë përfituar nga shpërndarja e këtij qumështi që ta dorëzojnë atë te autoritetet. Të pritet përfundimi i analizave komplekse kimike dhe bakteriologjike për këtë ngarkesë !
Qindra foshnje mund të jenë në rrezik! Të fillojë një kontroll masiv analitik i qumështit formulë për femije në tregjet tona.. Nuk është shaka!
Shikoni studimin e një viti më parë të kryer në Amerike për ushqimet e fëmijeve. Rreziku është real.