Dy aksidente brenda pak minutash, një i plagosur me urgjencë në spital

524
Sigal

Dy aksidente kanë ndodhur në harkun kohor të disa minutave në Lezhë dhe në Laç.

Sipas infomracioneve paraprake, mësohet se në aksidentin e ndodhur në stadiumin e Laçit, ka mbetur i plagosur një person, i cili është përplasur nga një automjet. I dëmtuari është nisur me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa aksidenti i dytë mësohet se ka ndodhur në dalje të Lezhës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, por fatmirsësiht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.