Durrës/ Vangjush Dako drejt mandatit të tretë, në epërsi ndaj Dumës me 56.1%

463
Ora 11:30 Durrës, Dako drejt mandatit të tretë
Kandidati i ASHE-së, Vangjush Dako kryeson me 56.1% të votave në një kohë kur janë numëruar 74 kuti votimi nga 310 gjithsej. Në total sa i takon votave, Dako ka marrë 13 930 vota, ndërsa kandidatja e APPD-së, Grida Duma 10 915.
Ora 10:56
Vangjush Dako eshte ne shifrat e 56.1% me 13950 vota ndersa Grida Duma eshte ne shifrat e 43.09% me 10915 vota 
Ora 10:25
Vangjush Dako eshte ne shifrat e 55.3% me 10848 vota ndersa Grida Duma eshte ne shifrat e 44.7% me 8761 vota 
Ora 08:37
Vangjush Dako eshte ne shifrat e 56.01% me 8060 vota ndersa Grida Duma eshte ne shifrat e 43.49% me 6330 vota 
Ora 21.46
E majta rezulton fituese deri ne 60% ne keshillin bashkiak te Durresit. Koalicioni i majte eshte ne shifrat 56-60% ku Partia Socialiste eshte ne shifrat 28-32% ndersa LSI 16-20%. Sa i perket koalicionit te djathte ai rezulton te jete ne shifrat e 39-43% ku vetem PD eshte 32-36%.
Ora 21.12
Ne exit poll te dyte ne qytetin e Durresit rezulton se Vangjush Dako eshte ne shifrat e 50.5-54.5% ndersa Grida Duma eshte ne shifrat e 44.5-49.5%. Ne qytet jane pyetur rreth 4 mije votues.
Ora 19:15
Një sondazh i kryer këtë të diel nga “IPR Marketing” për Bashkinë Durrës deri në orën 16:00 tregon se kandidati koalicionit të majtë, Vangjush Dako kryeson nga 50-54 për qind të votave, ndërsa kandidatja e koalicionit të djathtë, Grida Duma, ka kuotohet nga 50-46 për qind të votave. Këto janë rezultatet paraprake të sondazhit, ndërsa në vijim pritet të përditësohen me shifrat e plotë të të anketuarve.
ORA 16:05
Reagim i shtabit të kandidates Grida Duma: Kandidati Dako ka kërcënuar personalisht anëtarët e KZAZ-së nr. 22 duke u thënë: ” Ju ”. Shtabi i zonjes Duma i bën ‘thirrje të tërhiqet nga kërcënimet”.
Sot rreth ores 09:40 jane raportuar probleme me listat e votuesve në Durrës, në qendrën e votimit 1484, në Lagjen nr. 7.Shumë persona nuk janë lejuar të votojnë dhe keta te fundit debatuan verbalisht me komisionertë e PD-së.
***
Vangjush Dako kërkon mandatin e tretë dhe përball tij është një prej figurave të reja të Partisë Demokratike Grida Duma. Si bashki e madhe Durrësi është ndarë në katër KZAZ dhe numërimi i votave për qytetin do të bëhet në katër vende të ndryshme.
Sigal