Durrës, Rama me krerët në organizata: Të hapet partia

482
Menjëherë pas takimeve që kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar prej ditësh me të deleguarit e qarqeve, nga qyteti i Durrësit kanë nisur zgjedhjet e forumeve të kësaj partie.
Sipas të dhënave nga kjo forcë politike, fillimisht janë zgjedhur sekretarët dhe kryetarët e organizatave në të gjithë bashkinë, ndërkohë që Edi Rama ka qenë sot në Durrës ku është takuar me të zgjedhurit e rinj, nga ku ka inkurajuar zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Socialiste për këtë zonë.
Takimi ëhstë mbajtur me dyer të mbyllura dhe ende nuk dihet se kur do të nisin përgatitjet për zgjedhjen e kryetarit të ri të PS-së në Durrës, kush janë kandidatët e mundshëm dhe si do të bëhet fushata prej tyre.
Sigal