Duma: Skavica, projekti më korruptiv i pazareve të Ramës

668
Edhe sot PD ka vijuar me denoncimin për projektin e Skavicës. Nëpërmjet një dalje për mediat sekretarja për marrëdhëniet me publikuan Grida Duma tha se Rama refuzon të përgjigjet për këtë aferë. “Skavica tha Duma është ndoshta projekti me korruptiv dhe pazari më i dyshimtë i Edi Ramës me pasuritë publike.”
Deklarata e Grida Dumës
Skavica është ndoshta projekti me korruptiv dhe pazari më i dyshimtë i Edi Ramës me pasuritë publike.
Edi Rama refuzon të përgjigjet, por pyetjet që kanë qytetarët dhe opioni publik mbeten;
-1 A ka bërë ai negociata të fshehta e të paligjshme me kompaninë Suzer?
-2 Pse u mbajt sekret propozimi i Suzer dhe vlerësimi i saj me bonus?
-3 Pse vendimi i qeverisë për Suzer nuk u publikua bashkë me vendimet e tjera të datës 23 dhjetor, por vetëm pasi denoncoi opozita?
-4 Sa herë e ka vizituar Turqinë në dy vitet e fundit ministri Ahmetaj, dhe me çfarë qëllimesh?
Edi Rama refuzon të përgjigjet, por ai do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët për aferat e tij korruptive me pasuritë publike.
Sigal