Duma: Korrupsioni me ilaçet, dy vjet miliona euro për Vilma Nushin, miken e Edi Ramës

499
Në një tjetër dalje për mediat nga selia e Partisë Demokratike, sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma ka përvijuar denoncimet e forcës kryesore në opozitë për ato që i konsideron si afera të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, me tenderat. Por këtë herë, në këto afera është bashkëngjitur edhe emri i Vilma Nushit.
Këto dokumenta, që peshojnë me kilogramë, janë pirgu i tenderave të Ilir Beqës për Vilma Nushin.
Nuk janë letra, as dokumenta tenderi, janë në të vërtetë sëmundja e shëndetësisë tonë.
Këta janë milionat që Ilir Beqja i ka dhënë Vilma Nushit për blerje ilaçesh. Këto janë paratë që pasurojnë shoqen e partisë socialiste. 
Prej dy vitesh Ilir Beqja shpall fituese kompaninë TRIMED. Nëse shfletoni këto faqe tenderash, ju do shihni këtë emër. TRIMED, TRIMED fituese. TRIMED, firma e shoqes Nushi, ka fituar pafundësisht tendera, në ministri, në spitale, në Tiranë në rrethe.
Shuma e përfituar është mbi 2 milionë e 100 mijë euro.
Një pjesë e mirë, e këtyre milionave është marrë pa tender.
Paratë janë marrë me negocim.
Donatorja e Partisë Socialiste, mikja e Edi Ramës ka grabitur fonde që mund të shpëtonin jetë njerëzish. 
Edhe pse kjo zonjë ka dorë kudo, në dogana, në mobilime zyrash, edhe pse mori koncesionin e chek-up prej 120 milionësh, mikes së kryeministrit i duheshin dhënë edhe ca miliona të tjera me ilaçet.
Ky është shteti i Edi Ramës. Shtet i krimbur në korrupsion.
Shëndetësia e Beqajt është vetë kanceri i shtetit.
Shëndetësia e Edi Ramës, shëndetësia e Beqajt është ajo urgjenca ku shoferi i ambulancës braktis fëmijën e vdekur. Ku mjeku roje u thotë pacientëve “më besoni nuk na vijnë mjekët”
Ky pra është shteti i Edi Ramës. Shteti kanceroz i korrupsionit.
Shteti që të vjedh edhe në sëmundje.
Sigal