Dule-Janullatos, takim sekret me 40 priftërinj dhe 100 “misionarë”

684
Prej disa ditësh, Greqia ka nisur një ofensive psikologjike-politike e shtetërore ndaj Shqipërisë, duke përdorur gjithë arsenalin e saj të mbrapsht diplomatik, për të diktuar lëvizje ndaj Shqipërisë, që i interesojnë planeve greke. Kjo është një histori e vjetër, madje që prej vitit 1912, kur Greqia u shtua si territor me Çamërinë e rrëmbyer dhe me troje nga vendet fqinjë. Aktualisht Greqia po kërcënon Shqipërinë me bllokime, të cilat i ka praktikuar në këto 25 vite me sukses nëpërmjet lobingut të saj në SHBA dhe në BE, duke vënë 4 herë VETON në KE, financimet e BE ndaj Shqipërisë me nga 20 milionë EKU në vitet 1992-1996. Po kështu është Greqia e cila bllokoi “korridorin 8” duke tentuar ta kalojë nga Selaniku e jo nga Shqipëria, me presione në takimin Klinton, Zhelev, Gligorov, Berisha.
Diversioni i fundit grek ndaj Shqipërisë, 3 ditë presione
Greqia, që mendon se është “pronarja” e politikës, shtetit, popullit dhe territorit shqiptar, ka nisur ditët e fundit një diversion diplomatik e fizik kundër Shqipërisë, në disa sektorë. Ka kërkuar të rikthehet ish-pakti i turpshëm e antishqiptar detar, që Greqia të vjedh sipërfaqe detare shqiptare të cilat kanë pasuri gjigande hidrokarburesh, deklaruar kjo në shkrimin me titull “Tirana vë në dyshim zonat për kërkimet e naftës në Jon”, botuar në gazetën greke antishqiptare “To Vima”. Greqia deklaron, se në rast se nuk i falet deti shqiptar, nuk komunikon më me Shqipërinë dhe se do të bllokojë integrimin e Shqipërisë në çdo hap që do hidhet për anëtarësimin e saj në BE. Presioni ka vazhduar këto ditë, me anulimin e takimit të planifikuar të Ministrit të Jashtëm Grek Kotzias me Ambasadorin Shqiptar në Athinë. Presioni grek(ofil) ndaj Shqipërisë, vijoi ekstremisht e turpshëm edhe dje, me mos pjesëmarrjen e Ministrit të Jashtëm Grek Kotzias në Konferencën Ndër-Ballkanike (SEECP), të Ministrave të Jashtëm që u zhvillua në Tiranë më 22 Maj 2015. Presioni vazhdon edhe më tej, me deklarimin e palës greke, se nuk do të marrë pjesë as në Samitin e Lartë Ndër-Ballkanik që do të zhvillohet në datën 27 maj në Tiranë. Zv/kryetari i Parlamentit Vangjel Dule, ish-dhjaku i Janullatosit deri në moshën 28 vjeçare, i zgjedhur Zv/kryetar i Parlamentit shqiptar vetëm për “hatër” të marrëdhënieve me Greqinë dhe kryetar i Partisë së të Drejtave të Njeriut, por që mbron dhe propagandon vetëm interesat greke me politika të hapura shoviniste greke antishqiptare, dha dorëheqjen nga posti i dhuruar nga shteti shqiptar, si Zv/kryetar i Parlamentit, për motivin se përse u zgjodh në këtë detyrë edhe kreu i Partisë Çame! Po dje, Ministria e Jashtme Greke (shteti grek) ka reaguar ashpër se përse parlamenti shqiptar zgjodhi zv/kryetar të Parlamentit Shqiptar, kreun e PDIU deputetin shqiptar Shpëtim Idrizi, sikur të jetë Greqia ajo që përcakton se cilët do zgjidhen deputetë, kryetarë kuvendi, ministra, ambasadorë e deri drejtorë çerdhesh e shkollash në Shqipëri! Por nuk dhënë asnjë përgjigje se përse nuk e heq ligjin e luftës me Shqipërinë, se përse nuk lejon popullsinë çame të kthehet në Greqi, se përse ka detyruar mijëra shqiptarë të ndërrojnë emrat nga Abedin, Muharrem, Veledin, Bajram, Jonuz etj, në Vasilis, Janis, Jorgo, Kristaqis, Janaqis etj. Ky ndryshim emrash ka ndodhur nën presion, duke shfrytëzuar mjerimin ekonomik të shqiptarëve që u dyndën drejt Greqisë për një copë bukë e që tashmë e quajnë veten “grek”, por për të mbajtur fortë “letrat greke” dhe disa pagesa pensionesh, asistencash lëmoshë dhe qese ushqimesh, për shkak të presionit grek që vazhdon. 
Takim sekret Dule – Janullatos në Kishën Ortodokse në Tiranë: “Të bëjmë tymnajë antishqiptare”
Vangjel Dule, i cili e ka shijuar prej 20 vitesh pushtetin shqiptar me poste e “sekserizma” duke u lejuar edhe të bëjë propagandë antishqiptare me taksat e shqiptarëve, duke shkuar në takime me qarqet shoviniste greke nën flamujt e “Vorio-Epirit”, dha dorëheqjen nga posti i lartë që kishte në shtetin shqiptar, si zv/kryetar i parlamentit. Ishte një moral, apo skemë greke diversioniste ndaj Shqipërisë? Sipas burimeve të gazetës “Telegraf” brenda Kishës “Janullatos” në Tiranë, dje në këtë Kishë është zhvilluar një takim sekret i drejtuar nga Anastasios Janullatos dhe Vangjel Dule, për të menaxhuar situatën e veprimtarisë diversioniste Greke në Shqipëri. Takimin e ka kontrolluar zëdhënësi i Kishës Greke Thoma Dhima, një eksponent i cili prej disa vitesh bënë propagandë antishqiptare e pro-greke nëpërmjet radios së Kishës Ortodokse “Ngjallja”. Takimi ka pasur si tematikë situatën e krijuar në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi. Takimi sekret i bërë në Kishën Ortodokse është drejtuar nga dyshja Janullatos-Dule, me pjesëmarrjen e 70 priftërinjve “besnikë” të kësaj kishe të gjithë më kombësi e shtetësi greke. Në takim kanë qenë pjesëmarrës edhe 100 “misionarë” të kësaj kishe, të cilët paguhen dhe trajtohen nga kisha “Janullatos” me paga dhe shpërblime të tjera, për të bërë propagandën greke në Shqipëri. Objektiv i këtij takim, sipas burimeve tona ka qenë menaxhimi i situatës së krijuar në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe dorëheqjes së qëllimshme të Vangjel Dules në vijim të acarimit të këtyre marrëdhënieve. Në takim, është vendosur, që të bëhet propagandë në komunitetet ortodokse, në media dhe në mjedisin shqiptar, që shkaktare e acarimit të raporteve Shqipëri-Greqi është shteti shqiptar. Sipas informacionit tonë, pritet që ditën e hënë të bëhet edhe një takim tjetër sekret po në kishën greke, me pjesëmarrjen e një zyrtari të lartë të ministrisë së jashtme greke. Ndërkohë, që Vangjel Dule dhe kisha greke, ka nisur aktivizimin e falangave shqiptare pro-greke për të përhapur “tym antishqiptar, me qëllim arritjen e synimit që Shqipëria të gjunjëzohet e të dorëzohet përballë interesave greke”.
Diversion sistematik grek, kundër Shqipërisë
• Ndryshimi historiografisë shqiptare dhe falsifikimi i saj, në marrëveshje me politikën zyrtare të Tiranës, të viteve 1997-2005”.
• Vendosja e ushtrisë greke në Shqipëri dhe përpjekja me afate të gjata.
• Anulimi i Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, nëpërmjet emërimit të klerikëve grekë në të gjitha kishat ortodokse shqiptare.
• Shpërndarja e botimeve në gjuhën shqipe dhe atë greke, të literaturës fetare dhe politike, shoviniste anti-shqiptare.
• Detyrimi i emigrantëve shqiptarë, për të ndërruar emrat dhe kombësinë.
• Përpjekjet për të pronotuar programet e Radio-Gjirokastrës
• Përpjekjet, fakulteti grek në Gjirokastër, të kthehej Universitet Grek
• Ndalimi i hapjes së shkollave shqipe, për emigrantët shqiptarë në Greqi.
• Përpjekjet për të kontrolluar sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare.
• Instalimi në vitin 1998, i rrjetit të impianteve të sofistikuara përgjuese greke, në ministrinë e Jashtme Shqiptare.
• Interesimi për futjen e sa më shumë grekëve, në administratën e lartë shtetërore shqiptare.
• Marrja pjesë e deputeteve dhe zyrtarëve shtetërorë grekë në fushatat e zgjedhjeve, në jug të vendit.
• Investime për ndërtim kishash, shkollash, simbolesh historike e fondacionesh greke, në Shqipëri.
• Dhënie pensionesh prej qeverisë greke, për popullsinë shqiptare të jugut.
• Financim, pjesëmarrje dhe propagandë e Greqisë për realizimin e rebelimit komunist të vitit 1997, në Shqipëri.
• Hapja dhe licencimi i aktivitetit të bankave greke, në Shqipëri.
• Vendim i Qeverisë Greke, në Janar 2000, për mos regjistrimin e popullsisë shqiptare, pa u bërë regjistrimi i ri i popullsisë greke.
• Kërkesa e qeverisë greke, për të bërë birësime masive të fëmijëve shqiptarë në familjet greke.
Sigal