Dule: Hartë e papranueshme, ka elementë klientelistë e elektoralë

467
Sigal

TIRANE– Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut shprehet kundër hartës së re të ndarjes territoriale me 61, duke thënë se nuk mbron të drejtat e minoritetit. Në një deklaratë për mediat, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, u shpreh pro realizimit të një reforme territoriale me vizion në konceptim dhe standarde në implementim, por që të marrë në konsideratë të drejtat e minoriteteve, pasi sipas tij harta e miratuar dje është e papranueshme për ta. “Domosdoshmëri në kuadrin e përafrimit të realitet të vendit tonë edhe në kuadër të këtij misioni. Kjo reformë kërkon vizion në konceptim, standarde në implementim. Themelore në këto standarde janë ato të respektimit të të drejtave të pjesëtarëve të minoriteteve kombëtare. Nga të dhënat e deritanishme reforma orientohen në devijime substanciale nga këto parime dh standarde dhe shkelje flagrante të këtyre të drejtave themelore. Kësaj reformë i faturohen edhe elementë të spikatura klienteliste dhe elektorale. I drejtohemi publikisht kryeministrit Rama që të mos e privojë këtë reforma madhore dhe strategjikë nga parimësia, standardet, serioziteti dhe fryma europian. Një zhvillim i tillë e bënë këtë reformë për PBDNJ jo vetëm të pabotueshme por edhe të papranueshme. PBDNJ është shqetësuar për mungesën e parimësisë në respektimin e të drejtave të pjesëtarëve të minoriteteve kombëtare. Këto të drejta duhet të zbatohen siç e parashikon konventa kuadër e Këshillit të Europës. Kudo ku pjesëtarët e minoriteteve jetojnë historikisht dhe në numra të konsiderueshëm duhet të bëhen njësoj të respektueshme edhe tek ne. Himara është rasti me i spikatur ku me ndarjen e re tentohet të shkelen të drejta themelore, trazohen ekuilibra historike dh synohet të krijohen probleme aty ku s’ka”, tha Dule. Duke iu referuar marrjes së statusit të vendit kandidat në BE, Dule tha se të gjithë duhet të sillen si evropiane duke zbatuar ligjet.

Sipas Dules, në rast se kjo reformë miratohet pa marrë në konsideratë kërkesat e minoritetit, PBDNJ do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.