Duka “braktis” PD-në, nis fushatën

557
Partia Agrare Ambientaliste ka nisur fushatën elektorale dhe prezantimin e kandidatëve të saj, ndonëse opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike ende nuk është regjistruar në KQZ dhe kërkon ngritjen e një qeverie teknike. Kryetari i Partisë Agrare Ambietaliste, Agron Duka, i shoqëruar nga stafi i ngushtë i tij kanë zhvilluar një takim në Fier me anëtarë dhe simpatizantë të partisë që ai drejton, duke prezantuar edhe kandidatët për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në fjalën e tij para të pranishmëve që kishin mbushur sallën e teatrit “Bylis”, Duka pohoi ndër të tjera se “ne, jo unë, duhet të ndryshojmë nga ky model politike, sepse politikën nuk e bën një person por jeni ju, që na mbështesni ne duke u bërë aktor të projekteve politike”. “Nuk është më Shqipëria e 97-s, sot jemi vend anëtar i NATO-s, fantazmat po trokasin. Politikanët me kokëfortësinë e tyre po na sjellin situatë të pakëndshme politike. Ne jemi në aleancë me PD. Në këtë situatë nuk mund të ketë zgjedhje të ndershme në drejtimin e kësaj qeverie”, tha Duka.

Ndërsa kandidatët për deputetë Olsi Çukaj, i pari në listën e PAA për qarkun Fier dhe Eduart Sharka i dyti, kanë pohuar se PAA është partia që përfaqëson dhe që do të luftojë për ju, për fermerin shqiptar, pasi është baza e prodhimtarisë në vend.
Sigal