Duhet qeveri tranzitore/ Këshilltari i Merkel dhe Raportuesi në Budestag, Christian Schmidt: Ja zgjidhja për krizën në Shqipëri

456
Sigal

Raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut gjerman, Christian Schmidt i pyetur dje në Tiranë në lidhje me krizën politike në Shqipëri u shpreh: “Partitë politike të jenë më përgjegjshme dhe të mos mendojnë vetëm për interesat e tyre partiake, por dhe për interesat e Shqipërisë. Ka shumë zgjidhje që mund të adaptohen, besoj se partitë duhet të gjejnë zgjidhje. Një alternativë mund të ishte një qeveri tranzitore me ekspertë të fushave në mënyrë që të ngjallin besim tek të gjitha palët. Nëse në 2017 nuk ishte formati i duhur, të gjendet një format tjetër. Në qoftë se në fund të qershorit do të ketë zgjedhje në Shqipëri dhe nuk është e sigurt që këto do jenë të lira dhe demokratike. Nëse nuk arrihen disa standarde nuk mund të quhen zgjedhje demokratike. Martin Henze vë theksin gjithashtu edhe në funksionimin e gjykatës kushtetuese dhe të lartë të cilat sipas tij janë element i rëndësishëm në një sistem demokratik. Nëse dëshironi të vini në Bashkimin Evropian, ju duhet të pranoni Rregullat e Shtëpisë Evropiane. Kjo përfshin sigurimin e zgjedhjeve të drejta dhe të lira. Prandaj, pres që gjetjet e prokurorit mbi manipulimin e zgjedhjeve do të hetohen dhe autorët do të dënohen. Testi ardhshëm për këtë do të jetë zgjedhjet lokale në qershor”.