Duhet luftë konkrete kundër korrupsionit dhe krimit

451
Sigal

Komisioni Parlamentar për Stabilizim -Asociimin, adresoi Rekomandime Këshillit të Stabilizim-Asociimit për Shqipërinë

 Komisioni Parlamentar i Stabilizim -Asociimit BE – Shqipëri (KPSA) mbajti takimin e tij të 6-të më 28 – 29 Tetor 2013, në Tiranë i bashkë-kryesuar nga e Z. Eduard KUKAN nga Delegacioni i Parlamentit Evropian dhe Z. Taulant BALLA nga Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë.

Anëtarët e Komisioni Parlamentar për Stabilizim- Asociimin diskutuan çështje si më poshtë vijon:

•      Situata aktuale e marrëdhënieve BE- Shqipëri;

•      Zbatimi i ligjeve për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;

•      Reforma në gjyqësor dhe administratën publike;

•      Mbrojtja e mjedisit;

•      Zhvillimet në ekonomi, me fokus në sektorin e energjisë;

•      Bashkëpunimi rajonal.

Komisioni Parlamentar për Stabilizim -Asociimin, në përputhje me Nenin 3 të Rregullores së Procedurës dhe artikullin 122 të marrëveshjes, i adresoi këtë Deklarate dhe Rekomandime Këshillit të Stabilizim-Asociimit dhe institucioneve shqiptare dhe atyre të Bashkimit Evropian:

  1. Përgëzoi të gjitha forcat politike për përgatitjen dhe zhvillimin e rregullt të zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe kalimin e qetë të pushtetit;

  1. Konsideroi thelbësore mbështetjen e një dialogu të mirëfilltë politik, gjithëpërfshirjen dhe konsensusin mes të gjitha palëve në mënyrë që të arrihen kompromise si çelësi i progres në proceset politike;

  1. Shprehu mbështetje e plotë për anëtarësimin e ardhshëm të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, mirëpret dhe mbështet rekomandimin e Komisionit për dhënien e statusit kandidat në BE të Shqipërisë dhe i bën thirrje Këshillit të ndjek këtë rekomandim pa vonesa; fton shumicën qeverisëse dhe opozitën që të mbështesin bashkëpunimin ndërpartiak dhe të kontribuojnë në miratimin e suksesshëm dhe zbatimin rigoroz të reformave kyçe;

  1. I bëri thirrje Shqipërisë që të vazhdojë të japë rezultate në prioritetet kyçe të Opinionin të Komisionit të vitit 2010,  në veçanti për sa i përket respektimit të shtetit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjithashtu duke krijuar një historik të qëndrueshëm të zbatimit;

  1. Vuri në dukje një përparim në reformën gjyqësore dhe bëhet thirrje për përpjekje të mëtejshme për të forcuar përgjegjshmërinë, pavarësinë, paanësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor, duke përfshirë edhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë;

  1. I bëri thirrje parlamentit dhe qeverisë për të ruajtur dhe për të nxitur integritetin dhe pavarësinë e institucioneve kyçe të tilla si Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, Autoriteti i Mediave Audiovizuale, Instituti Kombëtar i Statistikave, etj;

  1. Përshëndeti përparimin e bërë në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht sa i përket zbatimit të legjislacionit anti-mafia, duke përfshirë konfiskimin në rritje të aseteve kriminale; vë në dukje se bashkëpunimi i policisë ndërkombëtare ka vazhduar të arrijë rezultate të mira në efikasitetin e operacioneve policore, arrestime dhe hetime; i bëhet thirrje autoriteteve të sqarojnë rolin e Departamentit të Kontrollit të Brendshëm dhe Anti-korrupsionit dhe të rrisin kapacitetet në sa i përket  mekanizmave në fushën e kontrollit të brendshëm, të sigurojnë  Njësi të Përbashkëta Hetimore me burime të mjaftueshme për të përmbushur përgjegjësitë e tyre;

  1. Ndërsa është bërë njëfarë progresi në luftën kundër korrupsionit, Komisioni shprehu shqetësim se korrupsioni vazhdon të jetë një problem serioz;  bëri thirrje për një angazhim më të fortë politik për të bërë progres të qëndrueshëm në hetime dhe dënime, përfshirë rastet e korrupsionit në nivele të lartë dhe në rastet e provave të qarta;

  1. I bëri thirrje qeverisë që të garantojë plotësisht respektimin e ligje ve të punës në sektorët publikë dhe private dhe të sigurojë respektimin e të drejtave të sindikatave ;

  1.  Përshëndeti marrëveshjen ndër-qeveritare të nënshkruar nga Shqipëria , Italia dhe Greqia, në të cilën konfirmohet mbështetja e tyre për projektin e gazsjellësit Trans-Adriatik dhe memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e projekteve të gazsjellëseve Trans-Adriatik dhe Adriatiko-Jonian, nënshkruar nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kroacia ;

  1. Theksoi nevojën për t’i kushtuar vëmendje të veçantë sektorit të energjisë dhe sigurisë se energjisë, duke përfshirë diversifikimin e burimeve të energjisë , bëri thirrje për përparim më të madh në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ndryshimeve klimatike, për zbatimin e plotë të legjislacionit mbi mjedisin dhe bashkëpunimit të ngushtë rajonal për promovimin e qëndrueshmërisë mjedisore ; i bëri thirrje qeverisë që të ketë si prioritet ruajtjen e peizazhit unik natyror të Shqipërisë dhe zhvillimin e turizmit duke ruajtur mjedisin;

  1. Ndërsa vërejti rritjen ekonomike në Shqipëri, ftoi autoritetet përkatëse të ruajnë stabilitetin  makroekonomik dhe social, duke forcuar më tej mbledhjen e taksave dhe luftën kundër ekonomisë informale të cilat janë të rëndësishme për kohezionin social dhe perspektivat ekonomike;

  1. I bëri thirrje autoriteteve për të ndërmarrë veprime konkrete, në përmbushjen e kërkesave të BE-së, në respektimin e të drejtave të pronësisë, si një prej prioriteteve kyçe të Opinionit të Komisionit të 2010-s;

  1. Mirëpriti faktin që qeveria e re ka në përbërjen e saj gjashtë ministre gra dhe shpresoi që kjo do të reflektohet në shoqëri ku gratë vazhdojnë të jenë të diskriminuara .