“Duam të dënohemi, më 30 qershor bllokojmë votimet“

471
Sigal

Nisma e ndërmarrë nga Bujar Kapexhiu po përqafohet masivisht nga intelektualë, artistë, gayetarë dhe Shoqëria Civile. Flasin Mustafaj, Budina, Liçaj, Sejko, Xhafka, Curri e Lubonja Në 30 qershor kalojmë në diktaturë

Artistë, gazetarë e personalitetet përkrahin nismën

‘Duam të dënohemi, më 30 Qershor bllokojmë votimet

Tashmë në gjithë Shqipërinë përqafohet dhe përkrahet nisma: Duam të dënohemi, më 30 qershor bllokojnë votimet. I pari ishte artisti Bujar Kapexhiu. Ai deklaroi se do të dilte dhe do të bllokonte votimet në 30 qershor. Kapexhiu deklaroi se ishte gati të dënohej, por nuk do të lejonte votime moniste. Kapexhiu: “Më 30 qershor unë do të shkoj në qendrën e votimit. Por do shkoj t’u tregoj të tjerëve që të mos votojnë. Do t’i pengoj ata në mënyrë që të dënohem 10 vjet që të mos shkoj jashtë shtetit. Kam vendosur të mos shkoj më jashtë shtetit. As më bën përshtypje fare…”#EdheUnë.

#Edheunë/ Njeriu i memeve si Kapexhiu: Më dënoni edhe mua, do pengoj zgjedhjet

Fushata është zgjeruar. Pas dhjetëra artistëve dhe njerëzve publikë edhe njeriu i memeve Genc Sejko i është bashkuar fushatës. Genc Sejko: ‘#EdheUnë….do bëj çdo përpjekje për të penguar votimet që kanë për qëllim vrasjen e pluralizmit dhe instalimin e diktaturës. Duke qenë se nuk më pengoni dot që të dal nga Shqipëria, merrni masa që të më pengoni që të hy’.

Gazetari Agim Xhafka shkruan se edhe ai nuk do të lejojë zgjedhje në 30 qershor. Më 30 qershor unë do të shkoj në qendrën e votimit. Por do shkoj t’u tregoj të tjerëve që të mos votojnë… #EdheUnë’, shkruan Xhafka. Edhe blogeri Olti Curri i është bashkuar kësaj nisme, duke deklaruar se nuk do të lejojë zgjedhje në 30 qershor. Pas tij edhe artisti tjetër, Neritan Liçaj iu bashkua kësaj nisme. Edhe ai deklaroi të njëjtën gjë. ‘#Edhe Unë…s’do lejojmë që jetët tona dhe të fëmijëve tanë të nëpërkëmben dhe të bien në letargjinë e dhimbshme të vdekjes së ngadalte të padinjitetit nga sundimi e një bande gangsterësh, që s’njohin Kushtetutë, të drejta, demokraci, mendim të lirë, art, kulturë, përparim, dije, qytetërim, komb dhe krenari …

Robert Budina#EdheUnë. O SOT, O KURRË!

#EdheUnë. Sepse jam kundër instalimit të diktaturës de facto të bandës së kriminelëve në pushtet, që vjedhin vota me paratë e drogës, miratojnë ligje speciale duke shkelur kushtetutën për të vjedhur pronën e shqiptarëve, nëpërkëmbin dinjitetin e tyre, ju ftoj të bashkohemi të gjithë me profesor Kapexhiun në këtë iniciativë: Për lirinë, dinjitetin, kulturën, qytetarinë, kundër rrugaçërisë së pushtetit! O SOT, O KURRË!

Lubonja: Në 30 Qershor Rama kalon pragun drejt diktaturës, por fundin to ta ketë si një diktator i neveritshëm

Analisti Fatos Lubonja, tha se data 30 Qershor, është pragu që na çon drejt diktaturës dhe kryeministri Edi Rama do ta kalojë këtë prag. “Kjo është një diktaturë sui generis, në mes të Evropës dhe jo e klasave, siç ishte fashizmi, por kjo është diktaturë e krimit. Banditët, me në krye një bandit të çmendur, janë në krye të shtetit. Parlamentarët që mbështesin këtë regjim, nesër do përgjigjen, herët ose vonë. Kjo nuk shkon kështu, pa një ndëshkim. Po u lejua, do shkojë ku do shkojë dhe do përgjigjen të gjithë. Do të vijë dita, mos e harroni. 30 Qershori është për Edi Rama, kalimi i pragut të vendosjes së diktaturës. Se sa do ta mbajë ? Një muaj, një vit, apo dhjetë vjet, këtë nuk e di. Që fundin e ka të sigurt, si një diktator i neveritshëm, kjo nuk ka asnjë dyshim. Të qeverisësh nga trafikantët e drogës, është kulmi i kulmeve. Një kryeministër që është i lidhur kokë e këmbë me trafikantët e drogës, siç dëshmoi rasti i Avdylajve, por edhe Dibra, është kulmi i kulmeve, vetëm shqiptarët mund ta durojnë këtë gjë. Ndërkombëtarët nuk jetojnë këtu, jetojnë në një realitet tjetër. Ata janë pjesë e problemit, nuk duhen llogaritur aq shumë. E vetmja gjë që jep shpresë, është që kanë filluar të ndërgjegjësohen, andej këndej. Shqiptarët duhet ta mposhtin diktaturën pa ndërkombëtarët. Nëse e rrëzojnë me ndërkombëtarët, kthehet prapë diktatura.

Ish-ministri i Jashtëm i bashkohet nismës: Nuk ka 30 qershor #Edheunë

Nisma #Edheunë kundër zgjedhjeve të 30 qershorit po merr zgjerim në të gjithë vendin. Reagimet kanë ardhur nga fushat e kulturës dhe medias, por tani edhe nga politika. Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj i është bashkuar nismës së nisur nga Bujar Kapexhiu. ‘#EdheUnë nuk do të votoj me 30 qershor. Edhe unë, ashtu si Bujar Kapexhiu do te bëj gjithçka është në dorën time për t’i penguar këto votime false’, shkruan ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj.