Droga nga Shqipëria alarmon Italinë, ja ç’thotë kreu i Antimafias

471
“Është dukuri shumë shqetësuese.” Kështu u shpreh prokurori italian i Anti-mafias dhe Antiterrorizmit, Franco Roberti, teksa ishte në Fasano (Brindisi) për të prezantuar librin e tij “E kundërta e frikës, sepse terrorizmi islamik dhe Mafia mund të mposhten”.
Duke iu përgjigjur një pyetje nga gazetarët për rritjen e trafikimit të drogë nga Shqipëria në Pulia, prokurori tha:
“Ne kohët e fundit shkuam së bashku me prokurorët e Barit, Leçes dhe Catanzaros për t’u takuar me kolegët shqiptarë në Tiranë, vetëm për të nxitur bashkëpunim më të ngushtë dhe të kërkojmë hetime në atë territor, sepse në fakt kemi parë se trafik i drogës nga Shqipëria në Pulia dhe Kalabri janë rritur ndjeshëm. Flasim për tonelata dhe pikërisht disa ditë para se të shkonim në Tiranë, është sekuestruar një ton drogë në Puglia. Në takimi u diskutua për këtë çështje, nga ky zbulim, por prej kohësh kemi verifikuar se trafiqet janë rritur ndjeshëm”, tha Roberti.
Sigal