Droga në shifra, 400 persona janë evidentuar si të implikuar

504
Në 2016 u harxhuan 6 milionë dollarë për të luftuar kanabisin 1260 operacione policore, 4470 vende të kontrolluara në të gjithë vendin, 526 automjete, 2 helikopterë, 3 mijë forca policore, 2.5 milionë rrënjë bimë kanabis të asgjësuara, 600 mijë rrënjë të konstatuara në fazën e farishtes, 400 persona të evidentuar si të përfshirë një kultivimin e kësaj bime, 283 të arrestuar dhe 100 të shpallur në kërkim. I gjithë ky angazhim i policisë në luftën ndaj kanabisit përgjatë vitit 2016 ka kushtuar 6 milionë Euro, nga 3 milionë dollarë që kushtoi në 2015.


Sigal

Këto shifra i bëri dje publike në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Skënder Kalemi, drejtor i drejtorisë së Krimeve në Policinë e Shtetit. Sipas tij ka qenë një nga angazhimet më të mëdha të policisë që nga viti 1991 kur u konstatua parcela e parë e kanabisit e mbjellë në Shqipëri e deri më sot. Kalemi mbrojti me argumenteve ve ta tezën se konstatimi dhe kontrolli i territorit ka sjellë edhe konstatimin më të madhe të bimëve duke e krahasuar me viteve e mëparshme por sipas tij policia ka bërë një punë të jashtëzakonshme.

Vlen të përmendet se tashmë drejtues të lartë të policisë dhe specialistët e saj kanë hartuar një strategji gjithëpërfshirëse për vitin tjetër që të parandalohet fenomeni i kultivimit dhe përhapjes së kanabisit. Është një strategji që kërkon më shumë impenjim, më shumë kosto por edhe angazhim të strukturave të tjera të shtetit dhe shoqërisë.