Droga në Greqi, Berisha zbuloi tre emrat që qëndrojnë pranë Edi Ramës

501
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi drejtpërdrejtë vëllain e Edi Ramës si kokën e trafikut të drogës në vend. “Në morinë e çështjeve vendin e parë duhet ta kenë ato që kanë të bëjnë me Sigurinë Kombëtare. Në këtë kontekst problemet madhore të dala në skenë në muajt dhe ditët e fundit, zbehin dhe bëjnë të parëndësishme shumë të tjera. Sot nga të katër anët e botës, mediat më të mëdha dhe serioze denoncojnë atë që në politologji njihet si narkoshtet. Të parin e këtij lloji e ndërtoi Manuel Noriega, në Panama, të dytin pas 30 vjetësh Edi Rama në zemër të Evropës në Tiranë në Shqipëri. Opozita bëri shumë për të parandaluar instalimin e narkoshtetit në Shqipëri, por natyrisht, arkitekti i narkoshtetit Edi Rama, filloi betejën për shndërrimin e Shqipërisë në shtetin e drogës që kur ishte në opozitë, duke nxjerrë nga burgu dhe amnistuar një grua të moshuar që kishte marrë përsipër drogën e të birit dhe vazhdoi në 2016, arriti që në këtë vend të mbillet 219 mijë ha kanabis. Statistika të tjera thonë 8 milionë. Por narkoshteti doli në pah në gjithë shëmtinë e tij, nga dosja e prokurorit të antimafies së Italisë, në të cilën ai faktoi se ministri i Brendshëm, njeriu i ngarkuar në luftën kundër drogës, ishte promotor kryesor i drogës. Dosja italiane nuk citonte Edi Ramën, (do të jemi të sinqertë me gjithë dëshirën që kisha), por Edi Ramën e citoi vetë Edi Rama, kur u bë parzmore e atij që shteti dhe Kushtetuta i kishte ngarkuar luftën kundër trafiqeve, atij që u shndërrua në strumbullarin kryesor të trafiqeve në Shqipëri. Edi Rama u dorëzua para Tahirit dhe ju detyroi të dhunoni drejtësinë. Pas këtij paralajmëruam se miku i ngushtë i udhëheqjes socialiste, Eskobari i Ballkanit, kishte bërë deponime nëpërmjet avokatit, jo vetëm që kishte dorëzuar filmat e orgjive dhe njerëzve të tij, por ai dëshmoi të gjitha lidhjet e Edi Ranmës, ministrave të tij Haki drogës dhe të tjerë. Ka ndryshim të madh, lajmet nga Greqia bëjnë me dije se në krye nuk është vetëm Tahiri, por dhe njerëz të afërt të Edi Ramës. Pra nuk thonë vetë Edi Rama, por e thonë indirekt, kush janë njerëzit më të afërt të tij.
Sigal