Dritan Ylli takohet me punonjës në një prej subjekteve të sektorit hoteleri-turizëm

432
Sigal

Drejtori i Inspektoratit të Punës, në përfundim të sezonit turistik, bëri
një takim me punonjës në një prej subjekteve të sektorit hoteleri-turizëm.
Gjatë këtij takimi ai bashkëbisedoi me punonjësit, ku evidentoi edhe një bilanc
përmbledhës të marrëdhënieve të punësimit dhe punës së trupës inpektuese gjatë
tre muajve të sezonit veror. Duke folur me punonjësit, Kreu Inspektoratit të
Punës, u shpreh i kënaqur për faktin se përfaqësuesit e bizneseve ju përgjigjën
apelit të inspektoratit të punës, për pajisjen e punonjësve me kontrata të
rregullta pune, për futjen e punonjësve në skemën e pagesës së sigurimeve
shoqërore, për moslejimin e orëve rraskapitëse të punës për punonjësit, si dhe
për fokusimin veçanërisht në rregullimin dhe monitorimin e punës së të miturve
të grupmoshës nën 18 vjeç. “Sezoni turistik pati një rritje të konsiderueshme
të numrit të punëmarrësve dhe përfshirjen e punonjësve në skemën e sigurimeve
shoqërore dhe pse bëhet fjalë për punë sezonale, duke kujtuar se dikur ishte e
vështirë të gjejë punëmarrës sezonalë të deklaruar në skemën e sigurimeve shoqërore”,
u shpreh Drejtori Inspektoratit të Punës. Këtë vit, me ndryshimin e procedurës,
e cila më parë funksiononte që inspektorët e punës bënin me dije organet e
tatim-taksave për punëmarrës në punë të zezë, këtë vit inspektorët nëse
evidentojnë në subjekte të licencuara punëmarrës që nuk u derdhet kontributi i
sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, ata ndërhyjnë me masa urgjente tek
punëdhënësi duke detyruar përfshirjen e të gjithë punëmarrësve në skemë. Gjatë
kësaj periudhe, vetëm nga puna e inspektorëve të punës, u arrit që të futeshin
në skemën e pagesës së sigurimeve shoqërore 470 punonjës të rinj, që u gjetën
në punë të zezë. Ndërkaq, duke kërkuar respektimin e të drejtave të punonjësve,
që ju garanton kontrata e punës, u arrit që të pajiseshin me kontratë të
rregullt punësimi më shumë se 800 punonjës, që ishin punësuar pa nënshkruar
kontratë, tha kryeinspektori Ylli. Rezultate të tjera që u bënë të ditura nga
Drejtori Inspektoratit të Punës, Dritan Ylli për këtë sezon:

         
75
inspektime më shumë se një vit më parë.

         
Rritje
në numrin mesatar të punëmarrësve për subjekt, nga 7 që ishte një vit më parë
në këtë periudhë është 7.9.

         
800
punonjës u gjetën pa kontrata dhe u rregullua marrëdhënia e tyre e punësimit
bazuar në një kontratë të rregullt punësimi, që garanton të drejtat e
punonjësve.

         
Duke
synuar gjithnjë e më shumë në zgjidhje e jo ndëshkim ndaj biznesit, janë 7 masa
administrative “gjobë” ndaj subjekteve.