Dritan Ylli reagon mbi dhunimin e kandidateve: Një turp i madh, sidomos kur dhuna drejtohet ndaj dy grave!

581
Dritan Ylli ka reaguar me një status në rrjetin social “Facebook” për dhunimin e kandidateve të LSI dhe LRI në Fusharrës si edhe për militantin e LSI Në Fushë- Krujë duke e quajtur dhunën ndaj grave si turp dhe ka përfunduar duke thënë se asgjë nuk e ndal motivimin e LSI për të qenë forcë e parë.
Postimi i plote: 
“Ne kete gjendje perfundoi Kryetarja e LRI Puke, Romina Kuci, pas dhunes dhe kercenimeve te drejtuesve te rilindjes ne Puke, te mbeshtetur nga Policia shtetit… 
Romina se bashku me Kandidaten per deputete te LSI ne Puke Saimira Laci, ishin ne Fushe Arrez ne takime elektorale, ku u gjenden nen kercenimin dhe dhunen e dhjetera burrave, militante te rilindjes ! Nje turp i madh, sidomos kur dhuna drejtohet ndaj dy grave ! Nje turp edhe me i madh, kur ne vend qe te nderhyje per te mbrojtur dy gra, njera prej tyre kandidate per deputete, policia shtetit vepron ashtu si rrugacet dhe banditet e rilindjes ! 
Pavaresisht kesaj ngjarje te patolerueshme, asgje nuk e ndal as ne Puke, as ne Fushe Arrez, as ne Shkoder, as ne Malesi te Madhe, as ne Vau te Dejes, as ne gjithe Shqiperine vrullin dhe motivimin e LSI per te dale force e pare te dielen e ardhshme !”
Sigal