Dritan Ylli: Ju ftoj që në 25 qershor të gjithë së bashku të dalim forcë e parë politike duke votuar numrin 1

548
Kandidati tjetër për deputet i LSI-së në qarkun e Shkodrës, Dritan Ylli në fjalën e tij theksoi se LSI-ja është një shans për të gjithë pasi garanton hapjen e vendeve të reja të punës të mirëpaguara, uljen e taksave dhe zhvillimin ekonomik të vendi ndaj ajo do të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.

“LSI-ja ka një shans për gruan, ka një shans për punësimin. LSI-ja do të sjellë taksa më të ulëta për biznesin. LSI-ja si forcë drejtuese e qeverisjes së ardhshme do të ulë me 60% kostot e biznesit për të hapur vende pune, për të sjellë punë më të mirëpaguar për shqiptarët dhe sidomos për të rinjtë pasi kemi një plan shumë të mirë për hapjen e 100 mijë vendeve të punës vetëm për të rinjtë. Prandaj ju fton siç jemi, siç kemi qenë forcë e parë, siç jemi sot, ju ftoj që edhe në 25 qershor të gjithë së bashku të dalim forcë e parë politike duke votuar numrin 1”,- u shpreh Dritan Ylli.
Sigal