Dritan Leli u jep udhë ideve të resurseve kulturore

474
Në kohën kur për të parën herë zgjedhjet lokale zhvillohen në bazë të ndarjes sipas hartës së re teritoriale shtabi elektoral i kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane zotit Dritan Leli, ka parë synuar që fushatën ta zhvillojë me veprimtari sa më konkrete dhe në vlerësim të resurseve që ofron teritori i ri I Bashkisë së vlorës, krijuar pas kësaj ndarje. Ndarja e re teritoriale ka sjellë për Bashkinë e re të Vlorës jo thjesht një konfiguaracion të ri fizik,ekonomik e shoqëror por edhe në atë të fushës së Trashëgimisë Kulturore duke krijuar natyrshëm një zonë interesante etnografike me një diversitet të pasur kulturor. Thuajse nga një Vlorë ( qytet) me objekte tepër të kufizuara e gati inegzistente tani bashkia e re me Kalanë e Kaninës, Ishullin e Zvërnecit, Orikun, Kishën e Marmiroit,Parkun Kombëtar të Llogorasë etj etj bëhet një “fuqi” e konsiderueshme edhe në fushën e Trashëgimisë Kulturore Materiale. E njëjta gjë duhet thënë edhe për Trashëgiminë jo materiae ku tani Vlora e re, duke filluar nga Ura e Mifolit e deri në Dukatin fshat të Vjetër bëhet një zonë me një pasuri shpirtërore sa të shumë llojshme aq edhe interesante. Nga kënga myzeqare me iso, sazet karakteristike të zonës së Myzeqesë së Vlorës, këngës polifonike të topalltisë, këngët tradicionale qytetare e deri te kënga e rëndë e me akcent të dallueshëme lab, siç gjëndet në Kaninë,Dukat, Tragjas e Radhimë, pa asnjë hezitim mund ta klasifikojnë Bashkinë e Vlorës si një nga zonat me botë shpirtërore por edhe kulturë materiale nga më të pasurat në vend.

Mozaiku kulturor i Vlorës
Njësia e re e krijuar me emrin “ Bashkia Vlorë” , veç të tjerash është edhe një bashkim vlerash dhe gjëndjesh shpirtërore e cila përmes shtimit të sipërfaqes së banuar krijon një mjedis të qenësishëm të diversitetit të trashëgimisë kulturore në përgjithësi dhe asaj shpirtërore në veçanti
Vlorës asnjëherë nuk i kanë munguar aktivitetet dhe eventet kulturore e artistike, natyrshëm edhe ato në fushën e trashëgimisë kulturore, por përfshirja në një Projekt kulturor e të gjitha njësive vendore që tani janë bashkuar rreth qytetit të Vlorës si ish Bashkia e Orikumit, ish komunat Qendër, Shushicë e Novoselë krijojnë një realitet të ri që kërkon vlerësim, vizion dhe projekte konkrete. Edhe për shkak të lëvizjeve demografike të mbi dy dekadave të fundit, në qytetin e Vlorës gjallojnë një numur i konsiderueshëm grupesh dhe ansamblesh folklorike, të cilat përbëjnë një bazë të rëndësishme në jëtën kulturore e artistike por që tani numuri I tyre rritet natyrshëm. Njësia e re administrative ku, përveç qytetit të Vlorës, futen edhe mjaft zona e fshatra me traditë të konsiderueshme në fushën e trashëgimisë shpirtërore e bën edhe më obligues vëmëndjen ndaj menaxhimit të këtyre vlerave kulturore.
Patjetër që funksionimi i pushtetit në këtë realitet të ri do të kërkojë edhe një vizion e vëmëndje krejt tjetër nga organet politik bërëse të pushtetit por edhe nga vet Kryetari i Bashkisë. Eshtë e kuptueshme se programimi dhe detajimi i hapave për vlerësimin e këtij realiteti të krijuar kërkon një kohë të caktuar dhe mbetet detyrë e stafeve të fushës por përkaktimi si prioritet nga ana e cilit do që pretendon të ulet në karriken e drejtuesit të parë të bashkisë mbetet e rëndësishme.
Hapi i mençur i kryebashkiakut të ri
Dritan Leli, në vlerësim të këtij realiteti nuk priti që të ulet në karriken e të parit të bashkisë së re. I dha udhë projektit “ Rrënjët tona” një simbolikë e bukur në vlerësim të sa e sa bartësve, transmentuesve e kontribuesve në fushën e trashëgimisë kulturore shpirtërore Dalja përpara qytetarëve dhe votuesve të njësisë së re me një projekt të tillë, përpara se të meret votbesimi është mbi të gjitha një tregues i qartë sa vizionar aq edhe plot përgjegjësi e që tregon se në politikat e pushtetit vendor do të ketë një vëmëndje të posaçme ndaj zhvillimit kulturor në përgjithësi e asaj tradicionale në veçanti .
Vlora është konsideruar si kryeqendra e iso-polifonisë dhe kur mendon se kjo vlerë e qenësishme e identitetit tonë kombëtar është shpallur dhe çertifikuar nga UNESCO si “ Kryevepar e Trashëgimisë Gojore të Njerëzimit”, kujdesi ndaj kësaj vlere unikale është më shumë se një detyrim edhe për instirucionet dhe organet vendore . Vetëm përmes dashurisë e menaxhimit profesional të Trashëgimisë Kulturore Vlora mund të ruaj emrin e mirë të krijuar në vitet që shkuan por që resurset e shtuara shpirtërore e materiale i japin në të ardhmen mundësi të mëdha për të realizuar projekte të mëdha sidomos në ndërthurjen e resurseve kulturore me ato turistike. Kryesorja që duket se Dritan Leli e ka përqafuar ka të bëjë me faktin e të mos trajtuarit të Trashëgimisë Kulturore si stoli por si një faktor i rëndësishëm i kohezionit social të shoqërisë dhe zhvillimit kulturor e ekonomik të saj. Ndaj për tri mbrëmje me radhe këto ditë në qytetin e Vlorës po zhvillohet aktiviteti kulturor “ Rrënjët tona” me grupe nga Dukati, Kanina, Llakatundi, Trevëllazëri, Oshëtima, Babica etj si dhe orkestrina e grupe kënge e vallesh popullore nga qyteti. Pikërisht në një nga këto mbrëmje dhe mes bartësve dhe interpretuesve të folkut tradicional të zonës kandidati Dritan Leli krahas përshëndetjes shpalosi edhe programin e vet elektoral në fushën e Trashëgimisë Kulturore. 
Sigal