Dritan Leli, “kontigjent hetimi” i Prokurorisë

556
Sigal

Dritan Leli, “kontigjent hetimi” prej Prokurorisë së Vlorës
për leje ndërtimi

Burime nga prokuroria e Vlorës, të konfirmuara edhe pse jo zyrtarisht nga bashkia e Vlorës, bëjnë me dije, se kryetari i bashkisë së Vlorës është thirrur në prokurori për të dëshmuar në lidhje me moszbardhjen nga ana e tij të një lejeje ndërtimi. Me vendim të formës së prerë gjykata administrative e detyron kryetarin e bashkisë të zbardhë një leje ndërtimi për një pallat në qytetin e Vlorës, por kryetari i bashkisë nuk pranon ta zbardh lejen, edhe pse ka një vendim gjykate që e detyron. Mësohet, se firma e ndërtimit pas refuzimit të kryetarit të bashkisë për moszbardhjen e lejes e ka paditur atë në prokurori, ndërkohë që nuk bëhet e ditur, nëse Dritan Leli ka shkuar në prokurori. Pallati në fjalë ndodhet në qendër të qytetit dhe i ka fituar të gjitha shkallët e gjyqësorit në lidhje me procedurat e lejes së ndërtimit, dhe vendimi i fundit i gjykatës administrative është, që detyron kryetarin e bashkisë të zbardhë lejen. Nuk dihet, se cili do të jetë reagimi i prokurorisë në lidhje me refuzimin e kryetarit të bashkisë për zbardhjen e lejes, pasi vendimet e gjykatave janë të formës së prerë dhe janë të detyrueshme për t’u zbatuar, duke mos përjashtuar edhe faktin, që kryetari Leli mund të ndiqet penalisht. Në ditët në vazhdim gazeta do të informojë më gjerësisht në lidhje me moszbardhjen e lejes së ndërtimit dhe veprimet e prokurorisë së Vlorës, por edhe për problematika të tjera të shumta që janë evidentuar në bashkinë e Vlorës dhe kryetari i saj Dritan Leli.