Dritan Kanapari/ Kavaja apo Shkodra bëri demonstratën e parë anti-komuniste në 1990-n?

1005
Sigal

Ju tregoj disa të vërteta historike se pse Kavaja ishte e para që bëri demonstratën e ‘90-s

Në një gazetë të “pavarur” në vendin tonë, shkruhej më 15.01.2014 për vizitën e Jozefinës në Shkodër, ku u përkujtua përvjetori i demonstratës së parë anti-komuniste, të 14 janarit 1990 në të gjithë Shqipërinë. Me gjithë konsideratën e madhe për Shkodrën dhe shkodranët që kanë qenë opozitarë të vërtetë ndaj regjimit komunist, (kujtojmë kryengritjen e Koplikut, janar1945, kryengritjen e Postribës, shtator1946), dhe vijmë deri në 2 prillin e viti 1991, ku mbetën të vrarë Arben Broci, Besnik Bishanaku, Naim Kryeziu dhe Besnik Ceka në këtë proteste (për t’i hapur rrugën Jozefinës me shokë se këta trima të papërlyer me të kaluarën, do ishin problem për te “ardhmen e pluralizmit” Ramizjan. Se kujt i interesoi më shumë ajo vrasje nga shërbimet sekrete serbe, PS-s apo PD-së, kjo ngelet për t’u parë sepse nuk u zbardh, dhe nuk do të zbardhet kurrë (si dhe disa vrasje të tjera të bujshme..) Ajo, e cila ka bërë demonstratën e parë në Shqipëri është Kavaja. Për të shpallur disa të vërteta historike siç është rasti i demonstratës së parë për rrëzimin e komunizmit, që për mua është akti më i rëndësishëm historik në këto 100-vjet, pas ngritjes së flamurit, hapën arshivat dhe dëgjohen kundërshtarët (sigurimi i shtetit) për të shkruar me vërtetësi historike një akt të tillë, (dhe të gjithë atyre individëve që e kishin emrin me “germa të mëdha” tek sigurimi, duhet të vriteshin në çdo moment rrëmuje që për fat nuk u arrit me të gjithë.) Më 26 Mars 1990, një ditë pas ndeshjes Besa-Partizani (25 mars) ku u brohorit për herë të parë në Shqipëri Enver-Hitler etj., u arrestuan disa djem që u shfaqen me agresivet, ku gjithçka po filmohej, ngase pritej nga ata (sigurimi). Kur në komisariatin e Kavajës po “festohej” shtypja dhe dështimi i rebelimit në stadium, një personazh intelektual antiregjim i njohur për atë kohë nga një rreth i ngushtë, spontanisht tha; “O sot o kurrë para Degës të lirojmë çunat tanë..sot nuk e presin, mendojnë se u trembem” (komisariati quhej Dega e Punëve të Brendshme). Ai na e tha ne të pestëve, nga pesë u bënë 50 dhe në orën 17:30 u mblodhën me këtë organizim spontan dhe të pabesueshëm rreth 400 qytetarë, që vetëm shkaku u kishte munguar për një kryengritje që nuk kishte ndodhur kurrë në të gjithë kohën e diktaturës, sulm i dhunshëm me gurë ndaj komisariatit, organit më të rëndësishëm të shtetit. Sulmi i qytetarëve të Kavajës, të një qyteti si Kavaja, ndaj organit më të lartë të diktaturës,  “Dega e Punëve të Brendshme”, nuk kishte ndodhur, jo vetëm në Shqipëri, por në as një vend të bllokut komunist. Pas atij akti, shteti në Kavajë ra. (brohoritjet u dëgjuan deri në fshatrat afër) Se çfarë ndodhi në Shkodër, as shkodranët nuk e morën vesh, ndërsa për Kavajën u njohën shumë agjenci të huaja. Nuk dua që shkodranët të me keqkuptojnë, nuk ka qëllim “sfide”, por zbardhjen e një të vërtete historike. Në ditët e para të janarit (më 7 janar mos gaboj) në gjimnazin e Kavajës u shkruajtën muret me parulla, kjo ngriti në këmbë strukturat më të larta të Sigurimit, me në krye Zylyftar Ramizin. Pati një eksponent të arrestuar, i cili zbuloi se Sigurimi i Shtetit po e përgatiste vetë ndryshimin dhe këta njerëz “jashtë skemës” po paraqisnin shqetësim të madh duke fituar simpati në njerëz, sepse të tjerë njerëz (me dosje, spiunë) do të katapultoheshin në PD, për të siguruar paprekshmërinë e kupolës komuniste, siç edhe ndodhi. Shumë më herët, kishin ndodhur ngjarje që e kishin tronditur regjimin, siç qe varrimi madhështorë i dijetarit, klerikut dhe patriotit të madh Hafiz Ali Korca, ku mori pjesë e gjithë Kavaja, me mijëra njerëz. Kjo është quajtur për herë të parë nga sigurimi i shtetit “protesta e heshtur”. Kavaja nuk ja fali kurrë prishjen e kulteve fetare (xhami-kishë) dhe këtë e dinte mirë regjimi, i cili nuk guxoi kurrë të vinte jo “bust”, por asnjë poster të Enverit apo Stalinit. Kujtojmë protestën e repartit të poçerisë para Komitetit të Partisë në 1989 me sebepin e mungesës së energjisë. Mbledhjen e të dërguarit të Ramiz Alisë, Taqo Zoto në nëntor ‘89 tek kinemaja qytetit me frontin, ku mori pjesë rinia dhe një shoku jonë ju drejtua: “C’kuptoni ju z. Taqo me pluralizëm politik?”, për të ardhur me rrahjet nga sampistët në mes qytetit, djegien e makinave qeveritare dhe sulmin e Komitetit të Partisë me gurë, ku mbeti i plagosur sekretari i parë Agron Tafa, vrasja e Josif Budos me 10 korrik ‘90 në përleshje me policinë, etj.. Në debatin e Ramiz Alisë me intelektualët në Gusht të ‘90, Sali Berisha dëgjohet duke ngulur këmbë për trazirat në Shkodër (tek emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut), por, Ramizi i përgjigjet prerë se shqetësim i madh ishte Kavaja dhe jo Shkodra. “o Sali.. s’ka gjë në Shkodër,  por në Kavajë”-i tha ai. (këtë pjesë nuk e kam, por të tjera për Kavajën nga Ramiz Alia, janë në Youtube, titulluar; Dritan Kanapari.) Unë kam qenë ndër protagonistët kryesor të këtyre ngjarjeve. Pse Berisha dhe seimenët e tij mediatik (Fevziu, Patozi, Balliu) nuk kane folur kurrë për këtë çështje?!