Dritan Gina, ironi të fortë ndaj kryeprokurores: Po nëpërkëmbemi nga ‘shokët e partisë’, Shqipëri hesapi

882
Ish-Kryeprokurori i Elbasanit Dritan Gina ka dhënë një deklaratë të ashpër për mediat sot, pas përplasjes me kryeprokuroren Arta Marku që e ka larguar nga posti duke e zëvendësuar me Ardian Nezhën.
Gina deklaroi se e ka kallëzuar Markun “për cenim të figurës sime si profesionist, për shpërdorim detyre” dhe se argumentat e tij i ka paraqitur në 15 faqe kallëzim pasi e konsideron veten si një prokuror të Shqipërisë. Megjithatë, ai theksoi, përkundër asaj që shkruan mediat se ai nuk donta t’ia lironte zyrën zëvendësit të tij, se “me kokëfortësi nuk pranoj të rri në Prokurorinë e Elbasanit, por këtu është bërë për të thënë “Shqipëri hesapi”.
“Unë natyrisht kam pretenduar një sërë shkeljesh të rënda të normave kushtetetueses edhe ligjore, – tha Gina për mediat, – por këtyre nuk jam duke i hyrë në thellësi se i kam argumentuar në kallëzimin penal prej 15 faqesh dhe më vjen keq që përfaqësues të popullit marrin përsipër të sulmojnë. Ata janë kthyer në personazhe të denjë të revistës “Kunji” të Haxhi Isufit.
Unë jam profesionist dhe respektoj Kushtetutën dhe ligjin. Nuk pretendoj të rri në atë prokurori, sepse puna e prokurorit nuk shihet vetëm me detyrën, por edhe me një sërë të drejtash, meiveprimet me Thesarin e Shtetit dhe mirëfunksionim e prokurorisë. Firma ime nuk njihet nga këto institucione ashtu si dhe për vërtetimet që marrin qytetarët.
Për mua pak rëndëis ka kjo. Ajo mënyrë që zgjodha dje nuk është se unë dua të mbaj zyrën e shtetit, por është reagimi i një prokurori dhe nuk lejoj kërrkënd të më nëpërkëmbë mua dhe dua t’i bëj thirrje të gjithë kolegëve në Shqipëri që të mos lejojnë të nëpërkëmben nga “shokët e partisë”, figura dhe dinjiteti i tyre se ata janë prokurorë të Shqipërisë.
Unë bëra detyrën që më cakton ligji dhe të tjerat do t’i vlerësoj. Me kokëfortësi nuk pranoj të rri në Prokurorinë e Elbasanit po këtu është bërë për të thënë “Shqipëri hesapi!”.
Sigal