Dritan Demiraj: Telefonata që siguroi hyrjedaljen e Gruevskit në Shqipëri

805
Sigal

Dritan Demiraj: Një telefonatë i hapi rrugën Gruevskit në Shqipëri

Skandali i Policisë së Shtetit: Lejoi ish-kryeministrin maqedonas të hynte në Shqipëri pa e regjistruar

Autoritetet shqiptare duket të jenë në kufijtë e një skandali ndërkombëtar pas konfirmimit të lajmit, se Nikola Gruevski kaloi pa u shqetësuar përmes Shqipërisë për në Mal të Zi. Ky fakt ka nxitur jo pak kritika sa i takon sigurisë dhe ruajtjes së integritetit territorial të vendit duke lënë pa përgjigje mjaft pyetje  lexo shkrimin e Albeut) në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj: Ky skandal, nuk ka justifikim

Ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj ka reaguar ashpër lidhur me këtë çështje dhe ngre shumë dyshime për mënyrën se si arriti të kalojë i pa shqetësuar në kufi dhe për njohjet e tij në Shqipëri. “Si mund të justifikohet Policia me deklaratën e saj të papërgjegjshme dhe aspak profesionale, që shtetasi Gruevski ka dalë nga pika doganore me makinë diplomatike dhe autoritetet doganore dhe policore nuk mund ta ndalonin? Në cilin vend të botës ndodh kjo?! Nuk mund të justifikoheni që personi në fjalë nuk ka qenë në kërkim ndërkombëtar. Si ka mundësi të kalojë kufirin një person që nuk ka pasaportë, pasi të gjitha dokumentet e identifikimit të kriminelit Gruevski i janë sekuestruar me kohe nga shteti maqedonas? Gruevski duhej ndaluar, por siç duket ndonjë “telefonatë” mund t’ia ketë hapur rrugën, ashtu siç ka ndodhur në shumë raste që i është hapur dhe trafikanteve të drogës dhe personave në kërkim ndërkombëtar, apo mos doni të justifikoheni se nuk kemi Ministër të Brendshëm??”, – shkruan ndër të tjera Demiraj.