Dritan Demiraj shpërthen kundër qeverisë, zbulon lidhjet e krimit me politikën e majtë

Kohët e fundit ka qenë tepër i angazhuar me situatën në vend. Pothuaj në çdo rast deklarata e tij kundër krimit të organizuar kanë qenë të forta. Dy ditë më parë lajmëroi se vendi është mbërthyer nga krimi dhe se qeveria nuk ndihet në këtë drejtim, duke lënë të nënkuptohet se është ajo që ka lidhje të drejtpërdrejta me të. Por ditën e djeshme, Dritan Demiraj ka shkuar më tej. Ai ka zbërthyer të gjitha lidhjet e krimit me politikën e majtë. Ka hedhur akuza të forta, duke thënë se bandat janë në mbështetje të hapur të Partisë Socialiste, dhe se interesi mes njëra-tjetrës, është i ndërsjellë. Në një intervistë për emisionin “Të paekspozuarit”, ka dhënë detaje të shumta. “Prej kohësh, Shqipëria, jo sot, por prej 4 vitesh, e vërteta është se në territorin e Shqipërisë komandojnë disa banda, të cilat dolën haptazi në mbështetje të Partisë Socialiste gjatë fushatës zgjedhore. Ngjarje, të cilat janë identifikuar nga ne dhe janë raportuar në të gjitha raportet, por dhe në raportet e OSBE ODHIRi-t, i cili doli 4 ditë përpara. Në këtë kontekst, kemi pasur disa mbledhje të taks-forcës unë i kam raportuar zv.kryeministres dhe pjesëtareve të tjerë të taks-forcës për përfshirjen e tyre në afera politike. Në bashkëveprim me Policinë e Shtetit, disa drejtues të Policisë së Shteti, të cilët haptazi e kanë mbështetur Partinë Socialiste, këto banda kanë pasur lirinë e veprimit, pasi dihet që prej kohësh një pjesë e tyre ka siguruar një sasi jo të vogël votash për Partinë Socialiste. “– u shpreh Demiraj. Demiraj evidenton edhe katër komisariatet më problematike në vend, aty ku krimi ka dorë të lirë dhe është mbi forcën e ligjit. Ish Ministri pohon gjithashtu se ai ka marrë rolin e efektivit të policisë, duke arrestuar në flagrancë, persona me armë. “E në këtë kontekst, do vinte një ditë që sot, Ministri i Brendshëm z. Xhafa ka filluar të shtrëngojë masat dhe krimi duke qenë nën presionin e Policisë së Shtetit, ka filluar të reagoje.