Dritan Demiraj: 124 emrat e trafikantëve të drogës i di dhe Rama

527
Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, deklaroi gjatë qëndrimit në detyrë se ai vetë disponon një listë me 124 emra punonjësish të policisë, të cilët janë pjesë e grupeve kriminale. Demiraj tha se kanabisi në vendin tonë është kultivuar me mbështetjen e policisë dhe qeverisë vendore. “Unë kam një listë shumë të madhe, të përbërë nga 124 emra, për shkak edhe të funksionit, për shkak të një bashkëpunimin më të mirë sesa paraardhësit e mi me agjencitë e tjera. Kjo është një listë e hartuar nga agjenci të ndryshme të cilat nuk i përmend këtu. Sigurisht që kryeministri dhe gjithë personat që duhet ta kenë, e kanë këtë listë. E kanë dhe ne jemi duke punuar në funksion të detyrës organike që kemi për ta pastruar përfundimisht Shqipërinë nga ky fenomen, nga trafiqet, në mënyrë që Shqipëria të mos figurojë më në hartën e vendeve që trafikojnë. Po tani duhet të themi të vërtetën, pa mbështetje politike nuk kultivon dot kanabis. Pa mbështetjen e policisë dhe qeverisë vendore, kryetarit të komunës, kryetarit të bashkisë, kryetarit të partisë së tij, nuk kultivon dot kanabis. Ka pas raste, qe sasira tonelatash droge ndodheshin në shtëpinë e punonjësit të policisë”, tha Demiraj.
Sigal