Sigal

Me zë e figurë, deputeti demokrat Ervin Salianji ka bërë publike një video, ku denoncon drejtorin e Shëndetit Publik në Kolonjë, pasi ka tentuar që të korruptonte uniformat blu.

Ai shkruan në Facebook se Pandi Cungu është Drejtor i Shëndetit Publik, por në Tiranë është ordiner që policia e arreston për korrupsion dhe më pas e liron, pasi ndërhyn partia.

“Në Tiranë, ordiner që korrupton policët, në Kolonjë drejtor i Shëndetit Publik i Rilindjes. Rilindja nuk është qeveri, është regjim propagande, ku edhe letrat anonime i shkruan vete dhe hallexhinjtë i korrupton në hall.

Drejtorët e Rilindjes kanë kriter të jenë gjobëvënës, të korruptuar, të pashkollë dhe inkriminuar.

Emërimet e Peleshit në Korçë janë vetëm një nga provat e këtij regjimi shushunjash.

Në Kolonjë, Pandi Cungu është Drejtor i Shëndetit Publik, por në Tiranë është ordiner që policia e arreston për korruptim dhe kuptohet qe e liron sapo ndërhyn partia!!

Shteti i Rilindjes dënon dhe shkatërron qytetarët, ndërsa për rilindasit pavarësisht se kapen nga kamerat trupore të policisë me semafor te kuq, dhe me para për të korruptuar policinë, lihen të lirë dhe bëhen drejtora. Kjo lloj specie del i lirë dhe vazhdon të drejtojë shëndetin publik të kolonjarëve.

I proceduar nga prokuroria dy herë dhe i kapur në shkelje, drejtoruci i PS vazhdon aktivitetin e tij normal si drejtor, ndërkohë që mijëra qytetarë vuajnë nëpër komisariate dënime dhe për gjoba të pamerituara”, shkruan ai.

Pra, shteti vepron me dy standarte, një për qytetarët dhe një për pushtetarët. Pavarësisht se kapen nga kamerat trupore të policisë me semafor te kuq dhe me para për të korruptuar policinë, ata lihen të lirë.