Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, bën fushatë elektorale

629
Sigal

Ligji e ndalon në mënyrë kategorike që administrata publike të marrë pjesë në fushatë elektorale të subjekteve politike. Por, ligji është më i rreptë ndaj drejtuesve të institucioneve publike, e sidomos për drejtorët e Përgjithshëm që të marrin pjesë aktive, të drejtpërdrejtë në fushatë elektorale. Mirëpo ky ligj shkelet nga drejtorët e Përgjithshëm të qeverisë së Rilindjes Socialiste. Konkretisht, drejtori i Përgjithshëm i AKU Agron Hetoja, mban njëkohësisht edhe detyrën partiake të koordinatorit të PS-së për Tiranën dhe braktis detyrën në AKU dhe shkon në fushatën elektorale të Partisë Socialiste. Kryetarja e PS-së për Tiranën deputetja Blerina Gjylameti poston në rrjete sociale fotografi të fushatës elektorale të PS-së, ku ajo natyrisht organizon, por në këto foto është edhe drejtori i Përgjithshëm i AKU Agron Hetoja. Siç shkruan deputetja Gjylameti, drejtori i Përgjithshëm i AKU Agron Hetoja merr pjesë në këto fushata elektorale si koordinator elektoral i PS-së.. Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së .Agron Hetoja, duket se ka ndezur motorët e fushatës elektorale dhe detyra funksionale e tij ka kaluar më plan të dytë. Po të vihen re fotot në instagramin e deputetes Blerina Gjylameti, duket qartë angazhimi i A. Hetoja. Prania e tij në takime me struktura të PS-së dhe qytetarë të ndryshëm në njësitë administrative të Tiranës, si Koordinator Elektoral për kryeqytetin, në foton që poston në rrjetin social deputetja shkruan , se është me të deleguarin e zonës dhe koordinatorin elektoral Agron Hetoja…Ndërkohë, që drejton institucionin publik më të rëndësishëm në vend, për sa i përket shëndetit dhe jetës së popullatës.