Drejtori i INFOCIP, Shella: Kryeministri duhet të kishte folur në fushatë

592
Nisma e kryeministrit Edi Rama për të thithur nga qytetarët mendimin dhe rastet konkrete të korrupsionit në radhët e administratës shtetërore, është komentuar edhe nga drejtori i INFICIP, Gerti Shella. Në një prononcim për gazetën “Telegraf”, Shella tha se kryeministri këtë gjë do të ishte mirë ta sillte tek qytetarët përmes një ndonëse e konsideron një mënyrë për të ndërmarrë veprime përmes zërit të qytetarëve Shella shprehet së qytetarët duhet të kenë një mënyrë për tu shprehur. “Më e mira do ishte përmes referendumeve dhe kjo duhet të jenë më të shpeshta në vendin tonë. Në Shqipëri nuk ka ndonjë instrument për të përthithur mendimin qytetar. Koha më e mirë është në fushatë se aty ballafaqohet oferta politike. Ideale do ishte gjatë fushatës për të dëgjuar jo vetëm atë që shqiptarët duan, por dhe ofertën. Kjo reflekton të metën procedurale të këtij mekanizmi, të tërheqjes së mendimeve”, u shpreh Gerti Shella. Për të facebooku është një mjet komunikimi, por nuk garanton procedurën e marrjes së mendimeve. “Të instalohet mekanizmi referendar dhe peticioneve. Shqipëria sot nuk ka asnjë ligj që do implementonte frymën e kushtetutës sa i takon referendumeve, nismës ligjore apo referendumeve lokale. Është koha që duke nisur në këtë komunikim që kryeministri po hap me qytetarët, të mendojmë të restaurojmë në mënyrë përfundimtare një procedure ligjore mirëfilli për të mos qenë vendi i vetëm në Evropë ku të mos bësh dot një referendum apo peticion”, pohoi Shella. Sipas tij kryeministri duhet të hapë një dialog të sinqertë me aktorët e ndryshimit të progresit, qofshin këta jo politikanë, në mënyrë që Shqipëria të ketë një kuadër ligjor me në fund, pse jo dhe modern për të thërritur publikun në konsultim dhe vendimmarrje. “Shqiptarët janë njerëz të zgjuar që duan të ndihem të përfshirë dhe meritojnë të kenë as më shumë e as më pak se sa çdo fqinj i tyre ka në dispozicion për t’u ndjerë në vendimmarrje. Është koha që mekanizmat demokratik të restaurohen dhe nëse ky është një fillim për të promovuar një demokraci gjithëpërfshirëse, atëherë jemi në rregull”, deklaroi ai. Për Shellën axhenda e qeverisë padyshim që janë shqetësimet e qytetarëve për të deklaruar personat e korruptuar në administratë. Ai tha se publiku si axhendë kryesore të ndryshimit në këtë vend ka drejtësinë, për të cilën shtoi se është një nga sektorët më të korruptuar në vend. “Reforma duhet të vihet në efiçencë dhe në këtë pikë nuk prirem të dyshoj konkluzionin e reklamuar nga facebooku i kryeministrit apo zyra e tij e shtypit. Sistemi i drejtësisë është pa diskutim më i korruptuari”, tha Shella. Ai dha mendimin e tij edhe për sa u përket lëvizjeve që mund të bëhen në administratën shtetërore. Sipas Shellës, ndryshimet në administratë me gjasë do jenë një realitet. Por ai ka frikën se ky proces do të deformohet dhe nuk do të kryhet sipas parimeve ligjore. Duke qenë se është nja nga monitoruesit e sistemit te drejtësisë në vend, Shella u shpreh se aktualisht gjysma e padive në administrative janë për largim të padrejtë nga puna. Ai shtoi se shumica e institucioneve paguajnë katër persona për një vend pune dhe kjo për shkak të vazhdimësisë së proceseve që zgjaten dhe emërimeve të reja që bëhen. “Nëse pushimet janë arbitrare kjo rrit koston dëmshpërblimit. Nuk duhet të jenë vendimmarrje populiste dhe politike. Merita dhe performanca në detyrë dhe jo preferenca dhe përkatësia politike duhet të mbizotërojnë në reformimin e administratës shtetërore”, tha Shella.
Sigal