Drejtori i Autoritetit Rrugor Inxh. Afrim Qëndro, model i profesionizmit dhe sigurisë së qytetarëve

179
Situata e rëndë atmosferike, përmbytjet, dëbora, bllokimet e rrugëve, rrëshqitjet e dherave dhe urat e dëmtuara kanë nevojë që të riparohen, mirëmbahen dhe të kthehen në gjendjen e pranueshme për shfrytëzim sipas të gjitha parametrave ligjorë bashkëkohorë, por edhe të sigurisë së tyre. Dhe në këto kushte dhe rrethana është fat jo vetëm për entin rrugor por edhe për qytetarët që në krye të këtij institucioni është emëruar Inxh. Afrim Qëndro një drejtues me përvojë, profesionalizëm dhe i përkushtuar ndaj misionit të tij qytetar dhe shtetëror. Inxh. Afrim Qëndro në këto situata të rënda e gjen në mëngjes me stafin, ku njihet me situatën 24-orëshe dhe shpërndan direktivat për menaxhimin dhe gatishmërinë e stafit, personeli dhe gjithë infrastrukturës së Autoritetit Rrugor. Në mesditë e gjen në rrugët që kanë probleme për shkak të rrëshqitjeve, në drekë e gjen në veri tek përmbytjet, në mbrëmje duke inspektuar urat, lumenjtë dhe tombinat e rrugëve . Sipas inspektorëve rrugorë, pranë vetë Autoritetit Rrugorë është ngritur një shtab “non stop”për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjitha rrugët, dhe akset e zonave urbane dhe rurale në të gjithë vendin. Ndoshta kjo është arsyeja që sot me gjithë situatën tepër të rëndë të kushteve atmosferike, asnjë nga akset rrugore nuk është e bllokuar. Gjithashtu, kontrolli dhe bashkëpunimi me nënkontraktorët e mirëmbajtjes së rrugëve konsiderohet si pjesë e një qëllimi të përbashkët, që t’u shërbehet qarkullimit të mjeteve, mallrave, pasurisë, jetës dhe sigurisë së qytetarëve në të gjithë Shqipërinë.