Drejtori i ARRSH-së e thotë hapur: 7 ura në vend rrezikojnë shembjen, duhet të ndërhyjmë

567
Sigal

Drejtori i Autoritetit Rrugor, Afrim Qendro në një konferencë për mediat është shprehur se 7 ura në vend kanë nevojë të menjëhershme për të ndërhyrë në to. “Do të kërkojmë buxhet për urat problematike. Përgjithësisht ka disa shkaqe pse ndodhin këto probleme, është shkalla e ekspozimit, jetëgjatësia e urës, është intensiteti i trafikut, është gërryerja e bazamentit të lumenjve, largimi i ujit nga sipërfaqja e urës, e të tjera. Janë 7 ura në vend të cilat janë problematike dhe duhet ndërhyrë menjëherë në to. “Ura e Leklit, ura e Dragotit, ura e Vorës, ura e Tapizës, ura e Zëmblakut, rikonstruksioni urës së Kaludhit, nyja në disnivel në Bushnesh dhe ura lidhëse që lidh segmentin Levan-Tepelenë dhe Dragot-Përmet”, u shpreh Drejtori i Autoritetit Rrugor, Afrim Qendro.