Drejtori i ARRSH Afrim Qëndro: Dje vlerësuam 17 objekte te “Unaza e Re”

504
Sigal

Drejtori i ARRSH Afrim Qëndro  ka njoftuar ditën e djeshme se është kryer vlerësimi për  17 objekte me dokumente pronësie në zonën e Unazës së Re. Në kuadër të projektit për rehabilitimin e Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti nga Pallati me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja, Autoriteti Rrugor Shqiptar ishte sot në terren për vlerësimin real dhe korrekt të banesave të atyre që tanimë kanë depozituar dosjet dhe dokumentet e pronësisë pranë këtij institucioni. Gjatë ditës së djeshme, u bë e mundur që në të tria lotet të kryhet verifikimi i 17 objekteve, ose thënë ndryshe 31% e totalit të atyre që deri më tani kanë dorëzuar dokumentet pranë ARRSH-së. Ndërkaq, në ditët e ardhshme do të vazhdojë ky proces verifikimi për të gjithë banorët që kanë depozituar dosjet pranë ARRSH-së.