Drejtori i Antimafias italiane jep alarmin në Tiranë: Na mbyti droga nga Shqipëria. A mund ta dimë motivin?

497
Drejtori i Antimafias italiane, Franko Roberti gjatë një konference për median së bashku me kryeprokurorin Adriatik Llalla në Prokurorinë e Përgjithshme ngriti shqetësimin e shtimit të rasteve të trafikurt të drogës nga Shqipëria në Itali. Sipas tij, është trefishuar sasia e drogës që është kultivuar në Shqipëri.
“Trafikimi i lëndëve narkotike ka ardhur në rritje mes Shqipërisë dhe Italisë. Kemi nevojë që bashkë me kolegët shqiptarë të kuptojmë se cili është motivi i rritjes së këtij trafiku dhe në të njëjtën kohë çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar strategjitë dhe bashkëpunimin”,- tha ai.
Duke folur për rritjen e bashkëpunimit me qëllim luftën e përbashkët, Roberti tha se institucioni që ai drejton ka caktuar edhe një gjykatës që do qëndrojë pranë Ministrisë së Drejtësisë.
“Italia ka treguar interes për të bashkëpunuar dhe në nominimin e një gjyqtari pranë Ministrisë së Drejtësisë. Interesi jonë është të verifikojmë si mund të bashkëpunojmë dhe lufojmë trafikun”,- shtoi ndër të tjera.
Sigal