Drejtoresha e Open Data Aranita Brahaj/ Nuk po ia vë zjarrin molotovi Republikës, por Partia-Shtet me vendimet për kapjen e institucioneve të drejtësisë

515
Sigal

Nuk po ia vë zjarrin molotovi Rebublikës, por Partia – Shtet me vendimet për kryeprokurorin

Aranita Brahaj drejtoresha e Open Data nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka shkruar se Këshilli i Ministrave i ka vendosur Prokurorisë prioritete pa bazë ligjore, duke qenë se Prokuroria është një Institucion i pavarur. Brahaj shkruan se zjarrin Republikës Parlamentare po ia vendos Partia-shtet me këto veprime dhe jo bombat molotov.

Reagimi i Aranita Brahaj: Këshilli i Ministrave i vë Prokurorisë Prioritete me akt nënligjor. Se ku e gjen bazën ligjore? Kam frikë se zjarrin Republikës Parlamentare nuk po ia vë molotovi i protestës (nga ai zjarr na mbron policia gazuese), por po ia vë Partia Shtet. Monizëm quhej ai sistemi i para vitit 90. PS. më thonë që bazë ligjore paska me ndryshimet e paketës së reformës në drejtësi. Edhe më keq. Ja VKM për të diktuar agjendën e punës Prokurorisë së Përgjithshme! VKM për rekomandime prioritare Prokurores së Përgjithshme. Ngarkohet ministria e Drejtësisë, që t’i përcjellë rekomandimet prioritare në luftën kundër kriminalitetit sipas tekstit që i bashkëngjitet këtij VKM. Ngarkohet ministria e Drejtësisë që të ndjekë zbatimin e këtyre rekomandimeve…