‘Drejtësia’, Xhafaj: Nëse se votojmë ne, le ta vendosë populli

430
Fatmir Xhafaj bëri me dije se nesër do të mblidhet komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi. Kreu i komisionit u shpreh se drafti kaq shumë i diskutuar do të votohet nen për nen. Ndër të tjera Xhafa bëri me dije se është përfshirë kërkesa e opozitës për votim me 2/3. “Nesër mbledhja e komisionit të posaçëm për reformën. Në mëngjes kemi shpërndarë draftin për shqyrtim. Komisioni do shqyrtojë dhe votojë draftin nen për nen. Duhet reflektim për draftin e paraqitur në datën 4 maj. U përfshi kërkesa e opozitës për votim me 2/3. Ne kemi pranuar këtë zgjidhje konsensuale për 2/3. Vendet e rezervuara jo propozim i ndërkombëtarëve. Vendet e rezervuara, kur s’funksionon shumica e cilësuar. Nëse nuk arrijmë ta miratojmë ne, le ta vendosë populli”, tha Xhafaj.
Sigal