Drejtësia, më 20 shtator përzgjidhen kandidatë për KLGJ dhe KLP

402
Kuvendi i Shqipërisë bën thirrjen e mbledhjes së posaçme të drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë për përzgjedhjen e kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të prokurorisë.
Mbledhja është thirrur për më datë 20 shtator dhe rendi i vetëm i ditës së asaj mbledhje është kjo çështje.
Shkresa, që mban firmën e sekretarit të Përgjithshëm Alban Brati, parashikon që mbledhja të realizohet në datën 20 shtator në orën 12, në Kryesinë e Kuvendit.
Në këtë mënyrë duket se do të rinisë procesi për reformën në drejtësi dhe konstituimit të institucioneve të reja.
Sigal